Njeriu i parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram
Atraktive

Njeriu i parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

30.Jan.2020 13:13
0

Cristiano Ronaldo është bërë njeriu i parë që ka arritur të ketë 200 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Futbollisti portugez ka arritur shifrën rekord para shumë yjeve të tjerë të botës së spektaklit, si këngëtarja Ariana Grande, apo aktori Dëayne ‘The Rock’ Johnson. E vetmja llogari që ka më shumë ndjekës në Instagram se sa sulmuesi i Juventus është vetë Instagram, me 330 milionë ndjekës.

Ai poston rregullisht në rrjetet sociale dhe fotografitë apo videot në Instagram marrin zakonisht miliona pëlqime. Ai gjithashtu poston shpesh foto me të dashurën Georgina Rodríguez dhe katër fëmijët e tij.

Ronaldo fitoi gjithashtu garën me motrat Kylie Jenner dhe Kim Kardashian për më shumë të ardhura të fituara nga postimet e sponsorizuara në Instragram. Sipas “Forbes” ai fiton 47,8 milionë dollarë në vit prej tyre.

10 llogaritë me më shumë ndjekës në Instragram

1. Instagram (@instagram) – 330 milionë

2. Cristiano Ronaldo (@cristiano) – 200 milionë

3. Ariana Grande (@arianagrande) – 173 milionë

4. Dwayne Johnson (@therock) – 170 milionë

5. Selena Gomez (@selenagomez) – 167 milionë

6. Kylie Jenner (@kyliejenner) – 159 milionë

7. Kim Kardashian (@kimkardashian) – 158 milionë

8. Lionel Messi (@leomessi) – 141 milionë

9. Beyonce (@beyonce) – 139 milionë

10. Neymar (@neymarjr) – 132 milionë

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration