Lista e miliarderëve, Forbes: Bezos, më i pasuri, bie në renditje Zuckerberg
Atraktive

Lista e miliarderëve, Forbes: Bezos, më i pasuri, bie në renditje Zuckerberg

11.Mar.2021 10:15
0

10 miliarderët më të mëdhenj në botë kanë së bashku pasuri prej 567 miliardë dollarësh. Në krye të listës, si më i pasuri në botë qëndron Jeff Bezos, kreu i Amazon, me pasuri neto prej 182 miliardë dollarësh.

Pas 26 vitesh në krye të saj, Bezos njoftoi largimin si CEO i Amazon për t’u përqendruar te drejtimi i kompanisë “Blue Origin”, një kompani private e tij, sipas së cilës ai premton se do t’i dërgojë të gjithë në hapësirë.

Por, ajo çka bie në sy në listën e miliarderëve të botës, publikuar nga prestigjiozja Forbes, është përfshirja në atë që njihet si “Klubi ekskluziv 100 miliardë dollar” i Warren Buffett, kreu i kompanisë së investimeve “Berkshire Hathaway”, i cili të mërkurën kaloi për herë të parë 100 miliardë dollar, si pasuri neto.

I vlerësuar si investitori më i suksesshëm në botë, Buffet ka dhënë miliarda dollarë nga pasuria e tij për bamirësi. Kjo është hera e parë që themeluesi i Facebook Mark Zuckerburg del jashtë 5-shes më të pasur në botë, duke u zhvendosur, sipas renditjes së Forbes, në vendin e 6, të miliarderëve të botës. Pas Bezos që mban vendin e parë si më i pasuri në botë, renditet Elon Musk me 163,7 miliardë, Bernard Arnault me 156,8 miliardë dollar dhe Bill Gates me 124,2miliardë dollar pasuri.

Nasim Rexhepi, zgjidhet kryeshef i administratës komunale të komunës së Bujanocit
GM: Në vitin 2035 do të prodhojmë vetëm makina elektrike (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration