Familja e Komandant Lleshit takon Ramush Haradinajn (foto)
Babai dhe vajza e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, sot janë pritur nga ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. I sapo liruari nga Gjykata e Hagës sot ka pranuar në takim Hysen Qazimin (babain e Ridvan Qazimit) dhe Albulena Qazimin (vajzën e Ridvan Qazimit). Dy mysafirët nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit janë pritur ngrohtësisht nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi, nënkryetar i këtij subjekti politik, raporton Titulli. Delegacioni nga familja e Komandat Lleshit e ka uruar Haradinajn për lirimin e tij dhe i ka dëshiruar suksese në jetën politike në Republikën e Kosovës. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ndërsa vlenë theksuar se Hysen Qazimi ka një lidhje të veçantë me ish kryeministri e Kosovës Ramush Haradinaj./Titulli.com/ [caption id="attachment_45134" align="aligncenter" width="480"]
Hysen Qazimi dhe Ramush Haradinaj gjatë takimit të sotëm në Prishtinë[/caption]
[caption id="attachment_45135" align="aligncenter" width="576"]
Hysen Qazimi, Ramush Haradinaj, Albulena Qazimi dhe Ahmet Isufi në selinë e AAK-së në Prishtinë[/caption]
[caption id="attachment_45136" align="aligncenter" width="576"]
Albulena Qazimi, Hysen Qazimi, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi gjatë takimit në selinë e AAK-së në Prishtinë[/caption]
