Deputetët e bundestagut gjerman zbarkojnë në Preshevë, Arifi modifikon qëndrimin
Lokale

Deputetët e bundestagut gjerman zbarkojnë në Preshevë, Arifi modifikon qëndrimin

01.Apr.2019 20:33
0

Deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt të cilët qëndruan në Kosovë janë pritur edhe në zyrën e kryetarit të komunës së Preshevës nga Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu.

Sipas njoftimit të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ai i ka njoftuar rreth problemeve që përballet komuna dhe qytetarët, shkruan Titulli.com.

Arifi është shprehur edhe për idenë e korigjimit të kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë dhe si duket tani ka ndryshuar apo plotësuar qëndrimin duke thënë se është kundër shkëmbimit të territoreve por gjithmonë duke pasur paraysh qëndrimin ndërkombëtar.

“Kryetari Arifi shprehi edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër shkëmbimit të territoreve, por bashkangjitje të komplet komunave Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë mirpo gjithmonë duke patur parasysh qëndrimin e bashksisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna e Preshevës.

Deputetët gjerman gjatë takimit me kreyministrinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve sepse sipas tyre kjo çështje do të krijojë probleme të tjera që do e prekin rajonin./Titulli.com/

Muhadini nga Tërnoci që kaloi 62 herë rreth e rrotull tokës dhe i tha mjaft Zvicrës
Kamberi në darkë me deputetët gjerman, kërkon prezencë ndërkombëtare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration