Bunkeri sekret i Winston Churchill, gjatë Luftës së Dytë Botërore
Atraktive

Bunkeri sekret i Winston Churchill, gjatë Luftës së Dytë Botërore

06.Dec.2021 22:22
0

Rreth 20 metra nën trafikun dhe rrëmujën e zonës Piccadilly në Londër, gjendet një vend i fshehtë me korridore dhe dhoma të errëta, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrjedhën e historisë së shekullit të 20-të. Dikur, Kryeministri i Britanisë, Winston Churchill, u strehua në këtë tunel, nga nëntori deri në dhjetorin e vitit 1940, kur bombardimet gjermane, të njohura si Blitz, ishin në kulmin e tyre.

I njohur si Down Street, tuneli që u hap në vitin 1907, është i njohur për strukturën e tij nëntokësore dhe rrugëkalimet e shumta. Duke zbritur në këtë platformë, ende shihen gjurmët e stafit që jetonte dhe punonte me turne deri në 12 orë, shpesh gjatë natës. Aty gjendej një kuzhinë e plotësuar me personel ku përgatiteshin dhe konsumoheshin 27 000 vakte çdo vit.

Sot, ky stacion i braktisur, do të jetë i hapur për t’u vizituar nga turistët dhe kureshtarët e historisë së luftërave botërore. CNN Travel siguroi imazhet e para të kësaj përvoje në muzeun më të ri, tashmë, në Londër.  

Sinani: Komuna e Preshevës votoi buxhet demokratik dhe gjithëpërfshirës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration