Arrestohen 5 persona gjatë dorëzimit të marihuanës së transportuar Bujanoc-Beograd (video)
Lokale

Arrestohen 5 persona gjatë dorëzimit të marihuanës së transportuar Bujanoc-Beograd (video)

02.Apr.2021 20:05
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme së bashku me Drejtorinë e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit "Gnev", arrestuan 5 persona gjatë pranim-dorëzimit të rreth 50 kilogramë marihuanë, thuhet në raportin e MPB-së përcjellë Titulli.com.

Sipas këtij raporti janë arrestuar B. P. (1996), N. S. (1996),. O. (1989), I. S. (1996) dhe A. L. (1998) për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer krimin e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Dyshohet se B. P. dhe. O., dje në vendbanimin e Miljakovac, nga bagazhi i një makine "Peugeot" të drejtuar nga I. S dhe në të cilën ishte vendosur edhe A. L, ata u përpoqën të merrnin marihuanë të paketuar në dy çanta të mëdha dhe një thes.

Policia gjithashtu gjeti N. S. pranë vendit të pranim-dorëzimit.

“Dyshohet se kjo drogë është transportuar nga zona e Bujanocit në Beograd me qëllim të shitjes së mëtejshme”, thuhet mëtej në raportin e MPB-së, transmeton Titulli.com.

Gjatë kontrollit në apartamente dhe lokale të tjera të përdorura nga të dyshuarit, pjesëtarët e policisë gjetën një sasi më të vogël të drogës të përgatitur për shitje të mëtejshme si dhe shuma më të mëdha parash.

Të dyshuarit u ndaluan deri në 48 orë dhe ata do të sillen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, së bashku me një kallëzim penal./Tituli.com/

Në Serbi 39 të vdekur dhe 4.826 raste të reja me COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration