Lokale
		                        		                        Arifi: Nuk ka pretendime territoriale
		                        
		                        
		                        Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi për agjencinë FoNet ka deklaruar se qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës mezi presin heqjen e taksës së sigurimit për veturat që hynë në Kosovë, e cila është një prej pikave të rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Kosovës.
Arifi ka shtuar se dokumenti i miratuar përfshinë fushën e kulturës, arsimit dhe të drejtat themelore për pakicat sipas konventave ndërkombëtare.
Në  pyetjen se në opinionin e Serbisë , rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet edhe pretendimet për rajonin e Luginës, Arifi është shprehur se në bazë të diskutimeve dhe vete rezolutës nuk shihet se ekziston një qëllim i tillë./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!