Analizë: A mund Bujanoci të krahasohet me ndonjë komunë në Veri të Kosovës?
Shkruan: Jeton Ismaili; Krahasimet Veri i Kosovës-Luginë e Preshevës Diplomacia Ndërkombëtare me të madhe ka zënë të flas për nisjen e një dialogu politik midis Kosovës dhe Serbisë, edhe atë jo më larg se në vjeshtë të këtij viti. Sipas të gjitha gjasave, nëse i referohemi deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë, këto bisedime do të fokusohen në zgjidhjen e çështjes së Veriut të Kosovës. Shqiptarët e Luginës gjithnjë kanë pretenduar të shohin zgjidhjen e çështjes së tyre në të gjitha forumet ku flitet për raportet Prishtinë-Beograd.
Në këtë drejtim, kuptohet më të zëshëm kanë qenë politikanët e Luginës të cilët në kontinuitet janë shprehur se zgjidhja e vetme e problemeve në këtë rajon është parimi reciprok midis të drejtave të serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Serbi.
Në këtë rast Bujanoci mund të vihet para aktit të kryer. Pala qevritare serbe me të drejtë mund ta mbrojë tezën se Bujanoci është një parajsë mbi tokë dhe se shqiptarët dhe serbët atje nuk kanë nevojë për asnjë nryshim, nuk i duhet as reciprociteti e as Kosova….
Pala qeveritare serbe lirisht mund ta përjashtoj Bujanocin në çfarëdo lloj negociatash duke i’u referuar koalicionit paszgjedhor duke e cilësuar atë si vullnetarë. Madje mund edhe të tallet me të tjerët duke e mar pikërisht Bujanocit si një “ shembull “ se si duhet ndërtuar pushtetet.
Nevoja e qeverisjes së përbashkët brenda shqiptare
Megjithatë, politikanët e Luginës, veçanërisht ata të Bujanocit duhet gjetur forcë dhe duhet treguar të pjekur që të dalin nga kjo situatë dhe t’i përmirësojnë gabimet.
Kjo duhet të vlej për të gjithë, si për partinë shqiptare e cila tash është në pozitë si për ato të cilat janë në opozitë. Nuk ka nevojë më të kërkohet fajtori.Kushkujt i ka dërguar ftesa i pari apo kush ka filluar i pari të flas me bllokun serbë të partive për koalicion, të gjitha këo duhet të mbesin mbrapa nesh. Nëse kështu vazhdohet me akuza atëherë do të mbesim peng të teorisë se “ a më e vjetër është pula apo veza ? “.
Të gjithë duhet të angazhohen dhe të dilet nga kjo situatë. Ka edhe pak kohë në arritjen e trenit të fundit.
Nuk do të ishte asgjë e keqe nëse shqiptarët edhe këtë mandat qeverisin së bashku. Madje nuk do të ishte keq edhe nëse serbët vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit, ngase edhe për ata ka vend. Mirëpo, situata e kërkon që asnjë subjekt shqiptarë nuk guxon të jetë përjashtues, pikërisht për shkak të rrethanave që priten të ndodhin me Veriun e Kosovës.
Nuk do të kishte asnjë kuptim nëse subjektet shqiptare në Bujanoc arrijnë Marrëveshje vetëm se kur të jenë marë më pozicionet në bisedimet e reja Prishtinë-Beograd. Atëherë do të ishte tepër vonë dhe pa asnjë dobi.
Qveria e re në Beograd edhe një dëshmi se shqiptarët duhet të jenë bashkë
Madje edhe vet konfiguracioni i ri politik në skenën serbe le të konkludojmë se është edhe një shkas më tepër që shqiptarët të qeverisin së bashku me Bujanocin. Nuk kemi neovojë më të ndahemi në “ patriot “ e “ tradhëtar “.
Duke e pasur parasysh të kaluarën atëherë klika e re qeveritare nëBeogradshumë lehtë mund të na etiketojë si “ shqiptarë të ndershëm dhe jolojal “. Mu atëherë do ta kemi edhe belanë më të madhe kur do të fillojmë të akuzojmë njëri-tjetrin si “ spijunë, debejcë “ e çka jo tjetër.
Andaj, topi është në fushën e politikanëve shqiptarë të Bujanocit. Ata duhet të vendosin, ose të shënojnë gol aty ku duhet ose ta mbushin rrjetën e vet me autogola.
Autori është drejtor i Rtv Spektri në Bujanoc dhe korrespondent i Radios Dojçe Vele
