 
		                            		                            		                            
		                        Bronx, fitues i festivalit në Bujanoc
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, mbrëmë është zhvilluar festivali i dytë "Best R&B, Hip Hop" me konkurrent nga Lugina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Në mbrëmjen e së premtes në këtë festival, reperi nga Mitrovica, Nitti Bronx, ka fituar çmimin kryesor “Best R&B, Hip Hop”, raporton Titulli.com.
 
 Nitti Bronx në festival u paraqit me këngën “Guess Who’s Back” me të cilën arriti edhe të fitojë këtë çmim.
Në festivalin “Best R&B, Hip Hop” të zhvilluar në Bujanoc morën pjesë edhe artistë të tjerë nga trojet shqiptare. /Titulli.com/

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            