Shkrimtari nga Podujeva zgjedhë Bujanocin për promovim të librit “Anatomia e Brymës” (foto)
Lokale

Shkrimtari nga Podujeva zgjedhë Bujanocin për promovim të librit “Anatomia e Brymës” (foto)

16.Apr.2014 23:28
0
Shkrimtari dhe poeti nga Podujeva e Kosovës, Shefqet Dibrani, të mërkurën në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka bërë promovimin e librit “Anatomia e Brymës”. Në sallën e mbushur me qytetarë, hapjen e promovimit të librit në prezencë edhe të autorit  Shefqet Dibrani e bëri profesori nga Bujanoci, Begzad Avidu. promovimi-3   “Sa ka mund unë të lexojë veprën ‘Anatomia e Brymës’, unë kam arritur të dallojë dy cikle, brymën si fenomen natyrorë, sinonim i shkatërrimit i djegies dhe helmimit”, tha me këtë rast profesor Begzad Avdiu, njëherit drejtues i Akademisë “STOA”. promovimi-4 “Nëse në ambiciet e shkrimtarit është për të pushtuar një hapësirë një ndër vendet më me dëshirë ka qenë Bujanoci. Arsyeja themelore është se ka 25 vite që jetojë në Zvicër dhe kemi një komunitet të gjerë që vijnë nga kjo trevë, sidomos të trevës së ‘gurit të zi’ me të cilët kemi pas një bashkëpunim solid dhe kam një obligim moral që sot të jem pikërisht në mesin tuaj”, u shpreh autori i librit të promovuar në Bujanoc, Shefqet Dibrani, raporton Titulli. promovimi-2 Në promovimin e librit “Anatomia e Brymës” morën pjesë qytetarë të shumtë në mesin e tyre edhe shkrimtarë e drejtues të institucioneve arsimore. Autori Shefqet Dibrani ka një seri përmbledhjesh shumë të mëdha në prozë e poezi dhe vepra tjera letrare./Titulli.com/
Preshevë, përurohet libri "Përtej mllefit" i autores Pashije Hyseni
"Gjendjen e paligjshme nëpër shkolla po e shkakton komuna"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration