Samir Ramizi synon elitën e futbollit zviceran
Lokale

Samir Ramizi synon elitën e futbollit zviceran

03.Oct.2014 21:47
0
Futbollistët shqiptarë nuk e kanë fjalën kryesore vetëm në Superligën e Zvicrës, por ata dominojnë edhe në Chalenge League (liga e dytë).

Pas Gjelbrim Taipit (nga Tërnoci), Samir Fazli (nga Shkupi), që luajnë te Wil, njëri ndër ta që po shkëlqen në këtë periudhë të kampionatit është edhe Samir Ramizi, sulmuesi tërnocas nga komuna e Bujanocit (Lugina e Preshevës), që luan me Wohlen.

23-vjeçari në javët e fundit u tregua vendimtar te skuadra e tij, duke shënuar gola të rëndësishëm që kanë çuar Wohlenin në krye të tabelës së klasifikimit me 24 pikë, pas 10 ndeshje të zhvilluara. Twrnocasi Ramizi me këtë ritëm pritet të shpallet kampion me Wohlen-in dhe në sezonin e ardhshëm të luaj në elitën e futbollit zviceran., shkruan portali Lajmpress.  

Fillimi dhe karrera 
Si i vogël kam filluar në shkollën e futbollit në Tërnocë. Aty i kam bërë hapat e parë. Më pas si senior kam vazhduar në KF Drita të Gjilanit. Në këtë klub qëndrova një vit. Si 18 vjeçar, nga Drita, u transferova në KF Drenica, edhe këtu 1 vit, duke u rikthyer sërish te Drita ku vazhdova edhe gjashtë muaj të tjera. Kalimin në Zvicër më mundësoi një menaxher, i cili më transferoi te Stade Nyonnais, liga e dytë e Zvicrës. Pastaj shkova në Servette, ku kam kaluar kohën më të mirë, por edhe të vështirë si lojtar, pasi nuk arritja të përshtatesha. Nga Servette erdha te Wohlen, ku jam ambientuar shumë mirë. Si duket më në fund "ia mora dorën", pasi po kaloj një ndër sezonet më të mira. Si i vogël kam luajtur sulmues, kurse tani si sulmues i krahut të djathtë ose të majtë. 

Wohlen
Te Wohlen kam ardhur para tetë muajve, ishte sezoni i dimrit. Wohleni ishte në fund të tabelës, dhe ne e shpëtuam. Tani është ndryshe.

Ambiciet
Ambiciet e mia janë të vazhdoj kështu si kam nisur, dhe besoj që më vonë do të dalë diçka e mirë, edhe pse kontrata më skadon në qershor të 2016-ës.

Në dhjetë ndeshjet e deritanishme kam shënuar katër gola dhe mund të them se jam shumë i kënaqur, pasi tash kryesojmë në renditjen e ligës së dytë me pesë pikë më shumë se ndjekësi ynë.

Shpresojmë të vazhdoj me këtë ritëm si kemi filluar, ku nuk kemi asnjë humbje. Synimi i drejtuesve të klubit është që për tre vite të hyjnë në Superligën e Zvicrës, por si kemi nisur duket se do të inkuadrohemi në fund të këtij sezoni. Wohleni qëndron mirë edhe me kushte edhe me financa.  

Konkurrentët e Wohlen-it
Konkurrentët e Wohlenit janë Winterthur dhe Servette, por them se gjithçka varet nga vet ne si skuadër, nëse luajmë kështu sikur deri më tani, atëherë nuk do të kemi asnjë problem.

Kombëtarja
Nuk kam marrë ndonjë ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por gjithmonë e kam ëndërruar fanellën kuqezi. Mendoj se ka ende kohë. Ndërsa, për mua do të ishte nder edhe sikur nga Kosova të merrja ndonjë ftesë, por nuk e kam menduar një gjë të tillë, shprehet Samir Ramizi./Titulli.com/

Përfundon konferenca, mediat e pakicave paraqesin iniciativën (foto)
Urimet me rastin e festës së Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration