Kush është skuadra CS Fola Esch, me të cilën Prishtina do të takohet në Ligën e Evropës

Nga Redaksia 09.07.2018 09:54

Luksemburgu është ndër shtetet më të vogla në Evropë me 2.586 km2 dhe me 600.000 banorë e rrethuar në veriperëndim nga Belgjika, nga verilindja nga Gjermania dhe nga jugu nga Franca.

 Luksemburgu është monarki parlamentare dhe pjesë e BE-s, ndërsa përbëhet nga disa popuj me shumicë të asaj vendasve luksemburgase prej 51%, pastaj nga emigrantët portugez 18% si dhe francezët me 13 e gjermanët me 10%, por edhe mbi 7% nacionalitete tjera. Gjuhë zyrtare është luksemburgishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Kryeqyteti quhet njëjtë sikurse shteti, Luksemburg dhe është qyteti më i madh në këtë shtet me 76.000 banorë i ndjekur me qytetin e klubit me të cilin ndeshet Prishtina, Esch-sur-Alzette me 28.000 banorë.
 
Në sportin e futbollit janë pothuajse të panjohur, por viteve të fundit vërehet rritje në futbollin ekipor të këtij vendi në garat evropiane. Të renditur në vendin e 48-të me 4.375 pikë në koeficient, shteti më i vogël i Beneluksit ka katër skuadra në garat evropiane.

Kundërshtari i Prishtinës, SC Fola Esch ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në UEFA Evropa Ligë nëpërmjet vendit të 3-të në klasifikimin e kampionatit shtetëror nga 14 skuadra sa ka në “National Division”. Me 47 pikë, me goldallim +31, 72:41, ka qenë mbrapa kampionëve të shtetit, Dudelange me 68 pikë dhe Niedercorn me 63 pikë.
Fola Esch është skuadra e 5-të më e suksesshme me 7 tituj, por dy prej tyre ka fituar viteve të fundit si më 2013 dhe 2015 – tituj të vetëm që nuk i ka marrë kampioni i sivjetmë, Dudelange – skuadër kjo e cila nga viti 2000 i ka fituar plotë 14 tituj e ku mbetët mbrapa Jeunesse me 28, rekord të shtetit, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.

SC Fola Esch, para vitit 2011 kishte vetëm një pjesëmarrje në Kupë të Kupave duke u eliminuar rëndë në dy ndeshje nga Beroe e Bullgarisë 1:11.

Por, nga viti 2011/12, nuk ka marrë pjesë vetëm në edicionin 2012/13 duke regjistruar 7 pjesëmarrje, ndërsa vitin e kaluar kishte kaluar dy raunde e ku më parë kishte regjistruar tre barazime në eliminimet kundër Elfsborg e Goteborg të Suedisë si dhe Dinamos së Zagrebit. E kishte mposhtur edhe Aberdeedin skocez 1:0, por ishte eliminuar në ndeshjen kthyese.
Edicionin e kaluar arriti kulmin kur në UEL mposhti Milsamin e Moldavisë 2:1/1:1 dhe Inter Baku-n e Azerbajxhanit 4:1/0:1 ku më pas u eliminuar nga befasia e Ligës së Evropës, Ostersund 1:2/0:1.

Skuadra e SC Fola Esch vlerësohet me 2.3 milion euro nga transfermarkt. Në radhët e saj ka futbollistë me shumë përvojë dhe që kanë qenë pjesë e skuadrave të kampionateve franceze e gjermane.

SC Fola luan në stadiumin e saj prej më shumë se 3.000 vendesh “Emile Mayrisch” të shtrirë në jug të Esch-it. Fanellat e saj tradicionale janë kuq e bardhë. Kryetrajner është gjermani 34-vjeçar Thomas Klasen, ish-futbollist i Eintracht Trier, Koblenzit etj, ndërsa si kryetrajner është vetëm puna e parë duke filluar më 5 shkurt të këtij viti.

 

Nga Redaksia 09.07.2018 09:54
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.