Ja sa paguhen drejtuesit e KKSH-së (Dokument)
Lokale

Ja sa paguhen drejtuesit e KKSH-së (Dokument)

08.Mar.2015 23:37
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar që prej marrjes në drejtim nga blloku i koalicionit të partive politike shqiptare nga Presheva e Bujanoci, si Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike, Lëvizja e Progresit Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Rilindja Demokratike, ndër vendimet e para që i ka ndërmarrë është rritja e pagave të drejtuesve të këtij organi.

Ende pa filluar punën mirë ia rritën të ardhurat vetes, duke filluar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Zejni Fejzullahu, kryetari i Organit Ekzekutiv Shukri Ymeri, nënkryetari i Organit Egzekutiv Arbër Pajaziti, anëtarët e këtij organi Agon Ajeti, sërish Zejni Fejzullahu, më pas Albiona Ibrahimi Rexhepi, Elvere Salihi dhe Musli Rashiti.

Sipas kopjes së dokumentit që ka siguruar portali informativ Titulli.com, këta zyrtarë kanë rritur të ardhurat e tyre me vendimin e marrë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm një muaj pas zgjedhjes së re të udhëheqësisë së këtij organi.

Pagat mujore janë rritur nga 20 deri në 45 për qind në proporcion të pagës së kryetarit të KKSH-së Jonuz Musliu, i cili në bazë të aktvendimit mbi rritjen e të ardhurave, neni 5, rroga e tij është 110.000 dinarë, ndërsa zëvendësi i tij Zejni Fejzullahu në këtë pozitë do të ketë një rritje prej 5 për qind apo 30 për qind në proporcion të pagës së Musliut (33.000 dinarë), kurse nga pozita e anëtarit të Organit Ekzekutiv do të marrë edhe 22.000 dinarë (gjithsejtë 55.000 dinarë).

Ky aktvendim për kryetarin dhe zëvendëskryetarin sqaron se kjo rritje e rrogës bëhet në bazë të “kompleksivitetit dhe përgjegjësisë së punës”.

Nga ana tjetër rroga të majme marrin edhe të përzgjedhurit tjerë të cilët me votat e qytetarëve erdhën në pozitat që gëzojnë sot.

Sipas vendimit që kanë sjellë përfaqësuesit e KKSH-së, kryetari i Organit Ekzekutiv, që në këtë rast është Shukri Ymeri, merr 45 për qind të pagës që ka kryetari Musliu, e që është 49.500 dinarë.

Nënkryetari i Organit Ekzekutiv Arbër Pajaziti merr 30 për qind, apo 33.000 dinarë, ndërsa anëtarët tjerë të Organit Ekzekutiv të cekur më lartë 20 për qind apo 22.000 dinarë.

Vlen theksuar se këto të dhëna rreth pagave të drejtuesve të KKSH-së për herë të parë po dalin në publik.

Edhe pse vet këta zyrtarë kishin protestuar rreth zvogëlimit të buxhetit nga Beogradi për këtë institucion, ata asnjëherë deri më sot nuk e kanë parë të udhës që pagat e tyre t’i zvogëlojnë, por në të kundërt , i kanë rritur ato në krahasim nga sa merrte udhëheqësia e kaluar e KKSH-së edhe pse posedonte buxhet më të madh.

Duhet nënvizuar se shumica e drejtuesve të këtij organi mbajnë nga dy-tre funksione në institucione të ndryshme, që automatikisht i bie të marrin edhe dy-tri paga mujore.

Këto informacionet që portali informativ Titulli i ka bërë publike janë në përputhshmëri me Ligjet mbi informimin si dhe qasjes së lirë në informata të rëndësisë publike./Titulli.com/

Përfaqësuesja e grave të Luginës së Preshevës, kërkon ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë
KBI në Bujanoc aksion vullnetar për të ndihmuar Ramil Aliun (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration