Dyshtetësia: Kush kërkoi nga Presheva pasaportë shqiptare?
Lokale

Dyshtetësia: Kush kërkoi nga Presheva pasaportë shqiptare?

04.Dec.2012 17:27
0
[caption id="attachment_44344" align="aligncenter" width="571"] Qytetarët e Preshevës duke shkruar kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Shqipërisë, aktivitet i organizuar nga KDNJ[/caption]

“100 vjet shtet, 100 vjet harresë” ishte aktiviteti i fundit i aktivistëve të të drejtave të njeriut në Preshevë e Bujanoc. Aktivitet ky ku qytetarët shqiptar të këtyre trevave në masë të madhe kishin shkruar urimet  e kërkesat e tyre për këtë 100 Vjetor.

 Ndër kërkesat kryesore që u përcollën qeverisë Shqiptare ishte kërkesa për dy shtetësi për të gjithë shqiptarët pavarsisht shtetit ku ata jetojn, njofton Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Presheva "Një gjë e tillë u inicua sot nga vetë kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha i cili në takimin me këshillin e Ministrave që pati në Vlorë, potencoi iniciativën për projektligjin e dy shtetësisë. Projektligj që do ti mundësojë të gjithë bashkëkombasve Shqiptar dy shtetësin, realisht realizimin e një ëndërre për çdo shqiptar, i cili me vite ëndërronte shtetësin e shtetit amë, Shqipërise", shkruan njoftimi i KDNJ-së, transmeton Titulli. Valon Arifi nga Presheva, aktivist në KDNJ, lidhur me iniciativën e Kryeministrit shprehet, “duket se zotëri Berisha kësaj rradhe dëgjoi qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës, njëherit fillimi i procedurës së dy shtetësisë për ne është një realizim i qëllimit tonë si KDNJ. Ndryshe jemi të bindur që  ky projektligjë do votohet unanimisht edhe nga miqt tanë të opozitës si zotëri Edi Rama, janë këta të fundit që vazhdimisht po kontribojn për shqiptarët jashtë shtetit, e posaçërisht ata të Luginës së Preshevës.” Aktivistët e KDNJ-së në Preshevë e Bujanoc sot janë zëri më aktivë nga Lugina kur bëhet fjalë pë të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon, dhe duket se një qëllim të tyre ata vetëm po e realizojn./Titulli.com/
Rikualifikim për mësimdhënësit e Luginës, afati i aplikimit deri më 15 dhjetor
Stankoviq: Medvegja me vendkalim të plotë administrativ
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration