Bujanoc: Prishet konkursi për OJQ  dhe japin dorëheqje anëtarët e Komisionit!
Lokale

Bujanoc: Prishet konkursi për OJQ dhe japin dorëheqje anëtarët e Komisionit!

30.May.2014 15:03
0
Konkursi i hapur më 26 maj për ndarjen e mjeteve nga buxheti i komunës së Bujanocit për projektet me interes të përbashkët shoqëror është anuluar Komisioni për ndarjen e mjeteve për OJQ i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e konkursit, në mbledhjen e mbajtur sot ka anuluar konkursin për shkak të shkeljeve (ndryshimeve) të bëra  pa pëlqimin e Komisionit, raporton Titulli. Në mbledhje, kundër vazhdimit të këtij konkursi ishin gjashtë nga shtatë anëtarët e Komisionit, ndërsa vetëm shefi i zyrës së kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti i cili njëherit ishte edhe anëtarë në këtë Komision, votoi pro vazhdimit të konkursit edhe pas shkeljeve të regjistruara. Pasi shumica e anëtarëve vendosën për prishje të konkursit ata mëpas dhanë dorëheqjen nga Komisioni në fjalë.   Çfarë ndodhi me konkursin e komunës së Bujanocit ? Më 26 maj Komisioni vendosi që të hap konkursin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i komunës së Bujanocit për projektet me interes të përbashkët shoqëror dhe lidhur me këtë konkurs vendosi njoftimin në tabelën në ndërtesën e komunës së Bujanocit. Ky dokument origjinal i vulosur si dhe i nënshkruar nga kryetari i Komisionit Zylqefli Sherifi, përveç sqarimeve rreth aplikimit thoshte se formulari për aplikim mund të shkarkohej nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit dhe se i njëjti nuk shkruante se mund të merrej në ndonjë zyre të administratës. Po të njëjtën ditë në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit u vendos njoftimi për hapjen e konkursit, të cilit përveç që i mungonte linku për shkarkim, këtë dokument zyrtarë “dikush” e kishte ndryshuar pa pëlqimin e Komisionit duke kërkuar nga të interesuarit për aplikim që t’i drejtohen Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal për të marrë formularin në fjalë. Portali informativ Titulli e kishte bërë publike këtë shkelje për të cilën disa nga anëtarët e Komisionit as që ishin të njoftuar dhe të cilët pas këtij skandali kishin kërkuar mbledhje për të sqaruar situatën e krijuar.   Dyshimet për manipulim me konkursin Në redaksinë e Titullit ishin paraqitur edhe qytetarë të cilët udhëheqin OJQ duke thënë se mos vendosja e linkut në faqen zyrtare të komunës obligonte ata që të shkonin në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc, që sipas tyre ishte bërë me prapavijë politike “duke klasifikuar qysh në fillim se kujt duhet dhënë e kujt jo mjete nga ky konkurs”. Titulli rikujton punëtorët e administratës lokale e deri te kryetari i komunës së Bujanocit, se funksionet që ata sot i gëzojnë janë të organizatave publike dhe jo private, ashtu siç janë edhe mjetet që ndahen. Andaj, kanë për obligim ndaj qytetarëve që t’i kryejnë shërbimet sa më shpejt dhe pa komplikime, duke mos shkelur ligjin si në këtë rast. Gjithashtu, si gjithmonë me fakte, Titulli do të paraqesë shkeljet si dhe punët e mira që bëhen në interes të qytetarëve të kësaj komune dhe më gjerë./Titulli.com/  

Komuna e Bujanocit “luan” me qytetarët, me dy versione të konkursit për OJQ!

   
“Disa maturantë të Luginës fryhen tej mase, rrezik për eksplodim”?!
Metal, më e suksesshmja nga ndërmarrjet e privatizuara në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration