Amerika prioritet rininë, udhëheqësinë e komunës në plan të dytë? (foto)
Lokale

Amerika prioritet rininë, udhëheqësinë e komunës në plan të dytë? (foto)

05.May.2014 18:51
0
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael Kirby sot ka qëndruar në Bujanoc, por për dallim nga herat e kaluara vizitën e ka nisur me të rinjtë në Këndin Amerikan. Eskorta e ambasadorit Kirby ndaloi para godinës së komunës, mirëpo kjo nuk nënkuptonte se ai do të ngjitej shkallëve për të nisur vizitën e tij me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili priste në zyre delegacionin amerikan. Kirby vizitën e filloi në Këndin Amerikan me nxënës shqiptar e serb të shkollave të komunës së Bujanocit ku ndër të tjera bisedoi për mësimet dhe sukseset që ata kishin arritur. Kirby-Bujanoc-2 Me të përfunduar takimin me të rinjtë, ambasadori Kirby u nisë për të takuar edhe kryetarin e komunës së Bujanocit, që dikur kur qëndronte në këtë komunë në listë e kishte të parin. Pas takimit që zgjati mëse një orë ambasadori Kirby u shpreh se kanë biseduar për situatën në përgjithësi, ndërsa me Arifin ka shprehë dëshirë që të bisedojë për disa çështje më madhore politike. “Desha të bisedojë me kryetarin për disa çështje më madhore politike këtu në Serbi që kanë ndikim tek qytetarët në Luginë të Preshevës. Shpresojë që pikërisht plani ekonomik i kryeministri Vuçiq do të përfshijë të gjitha pjesët e Serbisë, por edhe këtë rajon ku gjendja është shumë e vështirë, pasi kjo komunë është më varfra dhe nëse vije deri te zhvillimi ekonomik shpresojë  që të përfitojë ”, theksoi pas takimit Kirby, raporton Titulli. Kirby-Bujanoc-3 “Biseduam për situatën politike dhe të sigurisë por biseduam edhe për bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe ambasadës. Morëm një garancion nga ambasadori që SHBA gjithmonë do të kenë në interes të përgjithshëm për situatën këtu në Luginë të Preshevës dhe janë të përkushtuar të na ndihmojnë si në aspektin e përmirësimit të infrastrukturës, poashtu edhe për çështje politike”, u shpreh kryetari Arifi. Nga ana tjetër ambasadori Kirby theksoi se është biseduar edhe për bazën ushtarake “Jug” në afërsi të Bujanocit që në një të ardhme të shkurt të shndërrohet në një bazë për pjesëmarrje në misione paqësore nëpër botë. Kryetari Arifi pas takimit ka theksuar se i është përgjigjur pozitivisht diplomatit amerikan rreth pjesëmarrjes në bisedime me Qeverinë e Serbisë, sidomos kur bëhet fjalë për përfitimi të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit. Arifi-Kirby Vlen theksuar se për dallim nga takimet e kaluara, takimi i sotëm i zhvilluar mes përfaqësuesit të ambasadës së SHBA-së dhe kryetarit Arifi ishte më i zbehtë. Kryetari i komunës së Bujanocit gjatë fushatës parazgjedhore nuk kishte dëgjuar këshillat e ndërkombëtareve për pjesëmarrje në zgjedhjet Parlamentare në Serbi, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues amerikanë, duke vendosur për bojkot. Në një intervistë ekskluzive dhënë portalit informativ Titulli, ambasadori Kirby ndër të tjera ishte shprehur se qytetarët shqiptarë të Luginës është dashur të ushtrojnë të drejtën e tyre civile, veçanërisht të drejtën për të votuar. Ai pat theksuar se ndërkombëtarët e bërën të qartë qëndrimin e tyre para mbajtjes së zgjedhjeve, derisa liderët në Luginë e morën vendimin e tyre dhe tani duhet të jetojnë me rezultatet. Pikërisht mosdëgjimi i SHBA-së nga disa liderë lokalë, në mesin e tyre edhe të Arifit, ka zbehur marrëdhëniet me aleatin më të madh të shqiptarëve në këtë rajon./Titulli.com/
Bujanocasja nga Zvicra, "Zemër ciao" (video)
Përkujtohen dëshmorët e rënë në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration