Salihu: Do mundohem të komunikojë me opozitën, e mirëkuptoj gjendjen e tyre
Lugina

Salihu: Do mundohem të komunikojë me opozitën, e mirëkuptoj gjendjen e tyre

06.Jun.2018 10:04
0
Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Sami Salihu gjatë një interviste dhënë për Ttitulli.com ka folur për diskutimet e nxehta që po bëhen brenda kuvendit komunal të komunës së Preshevës.

“Ka tension në kuvendin komunal dhe është normale deri diku që ballafaqimet politike të kenë tension përplasje por duhet të angazhohemi që këto të jenë në suaza të normales. Unë si kryetarë i kuvendit do të mundohem të komunikojë edhe me opozitën”, është shprehur Salihu. 

Ai theksoi se është munduar që nga fillimi të krijojë një standard komunikimi në veçanti para seancave të kuvendit komunal të ftoj kryetarët e grupeve të këshilltarëve që të diskutojmë mbi rendin e ditës në mënyrë që seanca të kalojë pakë më lehtë.

“Nuk është se ka një gatishmëri të opozitës që të krijoj një bashkëpunim, deri diku edhe i mirëkuptoj por kjo nuk do të thotë që edhe vullneti i shumicës të mungoj”, deklaroi Salihu.

Salihu tha gjithashtu se ekzistojnë ballafaqimet politike por se duhet të angazhohen që këto të jenë në suaza të normales./Titulli.com/

Aksion për ndërtimin e një shtëpie të familjes që mban gjallë shkollën në Medvegjë
Shqiprimi me nxënës do të ekspozojë 215 piktura në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration