Vuçiq zmbrapset nga propaganda për largimin e KFOR’it nga Kosova pas takimit me Stoltenberg në Bruksel
Rajoni dhe Politika

Vuçiq zmbrapset nga propaganda për largimin e KFOR’it nga Kosova pas takimit me Stoltenberg në Bruksel

17.May.2021 19:55
0

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, është zmbrapsur nga propaganda se një nga fuqitë e mëdha do të tërheqë trupat e KFOR’it nga territori i Kosovës. 

Përgjatë vizitës në Bruksel, Vuçiq bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Soltenberg, duke thënë se ky i fundit ia bëri me dije që prezenca e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme, raporton Tanjug.

“Ne kishim pyetje të caktuara në lidhje me spekulime të caktuara dhe morëm një përgjigje të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi rëndësinë e KFOR’it. Unë mendoj se kjo do të sjellë qetësi në zemrat e njerëzve, jo vetëm në Kosovë, por në rajonin në tërësi”, deklaroi ai.

Megjithatë, i pari i Serbisë, ditë më para në një konferencë para medieve deklaronte se kishte marrë informacione nga burime zyrtare se njëra nga fuqitë e mëdha do t’i tërheqë trupat nga Kosova.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, deklaronte Vuçiq para gazetarëve më 13 maj, transmeton express.

Një zyrtar i NATO’s, nëpërmjet një përgjigje me shkrim ia kishte bërë me dije Radio Evropës së Lirë se të gjitha vendimet merren në pajtueshmëri me 30 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare

Çështja e kufijve përplas Kosovën dhe Serbinë në Slloveni (video)
Prezantohet në Bujanoc ekspozita personale e fotografit nga Kamenica Arian Mavriqi (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration