Serbia marrëveshje me Rusinë për prodhimin e vaksinës Sputnik-V
Rajoni dhe Politika

Serbia marrëveshje me Rusinë për prodhimin e vaksinës Sputnik-V

26.Mar.2021 07:40
0

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) tha të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje me institutin serb të vaksinave Torlak për të prodhuar vaksinën e koronavirusit Sputnik V në Serbi.

Prodhimi i Sputnik V do të fillojë në maj 2021 në mjediset e Institutit Torlak dhe vaksina mund të eksportohet në vendet e tjera në Evropën Jugore në një fazë të mëvonshme, tha RDIF në një deklaratë.

“Serbia ishte ndër vendet e para në botë që miratoi Sputnik V dhe e përdori atë për të mbrojtur popullatën kundër koronavirusit. Prodhimi i vaksinës ruse nga Instituti Torlak siguron një logjistikë më të lehtë dhe gjithashtu do të ndihmojë në përshpejtimin e programit të vaksinimit në vend,” – tha CEO i RDIF Kirill Dmitriev.

Grupi i parë i Sputnik V u dërgua në Serbi më 30 dhjetor dhe vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën ruse filloi në vend në 6 janar.

“Prodhimi i vaksinës Sputnik V në Institutin Torlak do të forcojë kapacitetet e vendit tonë për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit dhe për të hapur perspektiva të reja për shpërndarjen e kësaj vaksine në rajonin e Evropës Jugore,” – shtoi Nenad Popovic, Ministri i Serbisë pa portofol i ngarkuar me inovacionin.

Instituti Torlak është prodhuesi kombëtar i vaksinave i Serbisë që furnizon institucionet e kujdesit shëndetësor në vend me vaksina për programin e imunizimit të detyrueshëm.

Deputetja, Nadie Beiqiri kërkon në parlamentin e Serbisë mbështje për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration