Serbi: 25 Euro shpërblimi për ata që vaksinohen dhe mos pagesa e  të punësuarve në sektorin publik
Lokale

Serbi: 25 Euro shpërblimi për ata që vaksinohen dhe mos pagesa e të punësuarve në sektorin publik

06.May.2021 08:34
0

Si vendi i parë në botë Serbia do të aplikojë një shpërblim për ata që vaksinohen ndaj koronavirusit. 

„Të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj, do të marrin 3000 (25 Euro) dinarë", deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç.

Do të shpërblehen njerëzit, „që tregojnë përgjegjshmëri". Ndërsa të punësuarve në sektorin publik, që refuzojnë vaksinimin, në rast të sëmundjes nga koronavirusi do t'u hiqet e drejta e pagesës gjatë periudhës së raportit. Pasi në Serbi janë vaksinuar plotësisht 1,3 milionë serbë, programi ka mbetur në vendnumëro. Serbia shpreson, që ta avancojë fushatën e vaksinimit të enjten (06.05) duke ofruar vaksinim edhe në qendrat tregtare. "Unë në literaturën mjekësore nuk kam lexuar prej askujt, që të jetë paguar për vaksinimin ndaj koronavirusit", tha epidemiologu serb Zoran Radovanoviç.

"Kësisoj ne do të jemi të parët në Europë, e madje edhe në botë." Me këtë masë njerëzit nga shtresat e varfëra do të kenë një ofertë tërheqëse për t'u vaksinuar", u shpreh Radovanovic.

Megjithatë Radovanoviç, tërhoqi vëmendjen, se ky aksion i shtetit mund të ngjallë edhe mosbesim në popull.

„Logjika është: nëse shteti paguan për mua, për diçka që është në dobinë time, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon", tha ai.

Ftohet seanca konstituive e kuvendit komunal në Preshevë (Rendi i ditës)
Raketa kineze që ka dalë jashtë kontrollit, bie në tokë në fundjavë, komanda amerikane në ndjekje të saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration