Sekretet që duhet të dini për përdorimin e kremit të plazhit
Trupi dhe shëndeti

Sekretet që duhet të dini për përdorimin e kremit të plazhit

24.Jul.2021 08:19
0

Diellin, plazhin, ditët e verës i duam të gjithë dhe padyshim që për shumë prej nesh vera është stina më e preferuar. Por, përveç kënaqësisë së rrezeve që marrim prej tij, mund të ndodhë që edhe të dëmtohemi nëse nuk dimë të ruhemi. Madje, edhe kur e përdorim kremin e diellit ndodh që mos ta aplikojmë siç duhet dhe pa e ditur mund të kemi dëmtuar lëkurën tonë.

Ja disa nga gjërat që duhet të kemi parasysh kur të përdorim kremin e diellit:

 

Kremi i diellit duhet të ketë shënimin “broad spectrum”(spektër i gjerë),pasi e mbron lëkurën nga plakja e parakohshme dhe dukeni më bukur. Aplikoje kremin me një shtresë të hollë në fytyrë, në qafë, dekolte dhe në veshë. Lëreni kremin e diellit ta përthithë e gjithë lëkura. Pasi keni mbaruar së përhapuri në të gjithë lëkurën, lajini duart para se të fillosh grimin. Çdo kremi dielli duhet të riaplikohet mbi fytyrë, pavarësisht SPF që ka, madje edhe nëse është rezistent ndaj ujit. Pas dy orëve që e keni vendosur kremin dhe qëndroni në diell duhet ta riaplikoni një shtresë tjetër kremi nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit dhe rrezeve UV(ultraviolet).

Shumica prej nesh vendosin krem rregullisht në fytyrë, por harrojmë të vendosim në zonën e veshëve, apo buzëve ose mbrapa qafës. Jo më kot, këto zona shpesh të neglizhuara mund të zhvillojnë se shumti kancer të lëkurës. Një zonë që preket shumë nga dielli dhe ku shkaktohet melanomë janë edhe pjesët e pasme të këmbëve të grave. Kështu që aplikoni krem në çdo pjesë të trupit dhe bëjeni rregullisht.

Para lyerjes me krem dielli, duhet të dini se çfarë aktivitetesh do të bëni gjate ditës. Kjo është e rëndësishme, pasi duhet përcaktuar saktë lloji i kremit që do të përdorni. Përveç kësaj, duhet të njihni karakteristikat e lëkurës suaj. Personat me lëkurë të zakonshme duhet të përdorin krem kundër diellit me faktor mbrojtës nga 8-12. Personat me lëkurë të ndjeshme duhet të përdorin krem me faktor mbrojtjeje nga 12-20.

Gjatë ditëve të punës duhet të lyheni lëkurën me krem me faktor nën 15. Nëse qëndroni jashtë ose në plazh, faktori mbrojtës i kremit duhet të jetë mbi 30. Nëse notoni në det duhet të përdorni krem kundër ujit. Ndërsa personat e bardhë duhet të përdorin krem me faktor mbrojtës mbi 30, për të parandaluar njollat. Personat me lëkurë të errët duhet të përdorin krem me faktor nën 15.

Vetëm nëse tregoheni të kujdesshëm për veten tuaj do të kaloni pushimet që gjithmonë keni dashur pas një kohë të gjatë lodhje.

Material i përgatitur nga portali SCAN

Me 5 pyetje shikoni se çfarë po ndodh në Mesdheun Lindor
Presidenti rus Vladimir Putin a ka fituar betejën mbi tubacionin e gasit "Nord Stream 2"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration