Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Tërnoc, mbi 617 votues
Lokale

Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Tërnoc, mbi 617 votues

30.Jun.2022 20:16
0

Ka përfunduar procesi i votimit ndërsa deri në orën 19:30 në vendvotimin numër 6 në  komunën e Bujanocit në zgjedhjet e përsëritura parlamentare kanë votuar 617 votues, që është 56,7% e të regjistruarve, njofton KRRT-ja.

Të drejtë vote në vendvotimin numër gjashtë, në shkollën “Muharem Kadriu” në Tërnoc të Madh, kishin 1089 votues, transmeton Titulli.com.

Në atë vendvotim zgjedhjet u anuluan tre herë, sipas kundërshtimeve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe SPS-së dhe votimi i 23 qershorit për të katërtën herë nuk u mbajt për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të këshillit zgjedhorë të votimit.

Nga zgjedhjet e përsëritura në këtë qendër votimi varet se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill./Titulli.com/

Vuçiq: Dialog me Kosovën nuk ka
Beqiri: Nga ora 7-20 s'kemi pranuar asnjë vërejtje për zgjedhjet parlamentare në Tërnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration