Lajçaku takohet me Vuçiqin, flasin për zhvillimet e fundit në dialog
Rajoni dhe Politika

Lajçaku takohet me Vuçiqin, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

18.May.2021 09:39
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot pati takim me ndërmjetësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu ka bërë të ditur Vuçiqi, i cili pas këtij takimi tha se dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa theksoi se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut.

“Duam të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun. Bisedë e mirë sonte me Miroslav Lajçakun”, deklaroi Vuçiqi përmes një postimi në Twitter.

 

Deklaratë pas këtij takimi pati edhe Lajçaku ku tha se kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog dhe vizitën e tij në NATO dhe Çeki.

“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, deklaroi Lajçaku përmes Twitterit.

 

Kujtojmë se nesër në Bruksel do të zhvillohet një darkë jozyrtare, e thirrur nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell. Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që shënon kështu zyrtarisht edhe takimin e parë me Vuçiqin. 

Kush janë ata që e komandojnë Gazën, Palestina apo Izraeli?
Përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, takohen me kryetaren e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration