Flet i mbijetuari i aksidentit tragjik në Kroaci: Trupat e viktimave i larguam vetë, Ishte një masakër e vërtetë (video)
Rajoni dhe Politika

Flet i mbijetuari i aksidentit tragjik në Kroaci: Trupat e viktimave i larguam vetë, Ishte një masakër e vërtetë (video)

26.Jul.2021 08:04
0

Fidan Hajdari i cili arriti të mbijetojë në aksidentin tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan në momentin që autobusi po përplasej. Në një prononcim për mediat kroate, Hajdari është shprehur se kanë qenë vetë të mbijetuarit që kanë larguar trupat e viktimave nga vendi i ngjarjes, pasi ishin pamje shumë të rënda.

“Vetëm kam udhëtuar, nuk e kam pasur askënd të familjes. Ne qe ishim ne katin e dyte te autobusit shpetuam, por ata qe ishin poshte … ishte masaker. Aksidenti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë. Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur, por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjik. Fati që kemi shpëtuar shumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderuar kanë bërë një punë shumë të mire. Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëruar familjen, janë informuar edhe prej mediave,”- tha Hajdari.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

 

Publikohet ilahia "Oj Lugina jem", pasqyron gjendjen e largimit të rinisë (video)
Gazeta kroate lidhur me humbjen e 10 pasagjerëve nga Kosova: Shoferi i lodhur i çoi drejt vdekjes në vend të atdheut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration