Deklarata e Kurtit se do të vendosin masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, reagon Vuçiqi
Rajoni dhe Politika

Deklarata e Kurtit se do të vendosin masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, reagon Vuçiqi

15.Sep.2021 12:09
0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se për të është e rëndësishme që ta ruajnë sigurinë serbëve në Kosovë dhe se aktgjykimi i shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit është i një rëndësie kyçe për Serbinë.

Ai këtë deklaratë e tha kur u pyet se si e komenton deklaratën e kryeministrit kosovar  Albin Kurtit, i cili ka thënë se do ta fusin në përdorim sërish masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Është e rëndësishme për ne që të ruajmë sa më shumë sigurinë e njerëzve tanë në Kosovë. Kjo është arsyeja se pse ne do të shohim se cili do të jetë reagimi ndaj vendimit të shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit. Kjo është e një rëndësie kyçe për ne", ka thënë Vuçiqi, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se duhet të shohin se çfarë gjërash të tjera kanë të bëjnë me respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, nëse Kosova do ta bëjë këtë ose jo.

“Absolutisht është e pamundur të ndikosh në lëvizjet joracionale. Ju nuk mund të ndryshoni asgjë”, theksoi Vuçiqi.

Gjykata e Apelit në Kosovë e kishte konfirmuar dënimin ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviqit, për deklaratën që mohon Masakrën e Reçakut. Shkalla e parë e dënoi Todosijeviqin me dy vjet burgim.

Ndërsa Kurti dje në konferencën pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel, u deklarua rreth masës së reciprocitetit.

Presidentja Osmani pritet nga presidenti i Gjermanisë, Steinmeier
Kurti pas takimit me Lajçakun: Kosova është palë e barabartë, jo temë e dialogut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration