AP: Vuçiq në skajshmëri jo diplomatik, autokrat pro rus e pro kinez
Rajoni dhe Politika

AP: Vuçiq në skajshmëri jo diplomatik, autokrat pro rus e pro kinez

27.Mar.2021 12:08
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, hapi zjarr ndaj bllokut europian pas raportit të Parlamentit Europian në të cilin shtetit që i prin i kërkohet të luftoj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të punohet drejt sundimit të ligjit nëse dëshiron t’i bashkëngjitet Bashkimit Europian ka raportuar agjencia e lajmeve The Associated Press.

Siç ka theksuar agjencia amerikane e lajmeve Vucic me një gjuhë ekstreme jo diplomatike tha se raporti është “rrenë e zhveshur”, dhe se eurodeputetët janë “të humbur në kohë dhe hapësirë”.

Kur ishte pyetur nëse raporti i miratuar të enjten nga Parlamenti Europian, mund të ngadalësoj anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian me presion ndaj këtij shteti të pranoj pavarësinë e Kosovës, Vucic me “sarkazëm’ kishte thënë se “nuk e zë gjumi nga frika”.

AP shkruan se megjithëse se Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ky shtet është nën pushtetin në rritje autokratik të Vucic që po ndërton lidhje më të afërta me Kinën e Rusinë.

 

Kjo agjenci e lajmeve se në raportin e Parlamentit Europian është vërejtur përkeqësim i lirisë së mediave në Serbia dhe rritje e gjuhës së urrejtjes dhe frikësimit të opozitës, intelektualëve të pavarur, organizatave jo qeveritare dhe gazetarëve.

AP kujton se para se partia populiste e Vucic të vinte në pushtet më 2012’n ai ishte “ultranacionalist që po ashtu ishte ministër i informimit në kohën e intervenimit të NATO më 1999’n.

Kjo agjenci përkujton po ashtu se Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur derisa SHBA dhe shumica e vendeve perëndimore po.

Nuk është mit, spinaqi të bën vërtetë me muskuj “të hekurt”
Victor Hygo: Letërsia është qeverisje e njerëzimit nëpërmjet mendjes njerëzore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration