Vuçiqi ka njohuri për serbët që ishin afër Deçanit, dyshimet për helimin e ujit
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi ka njohuri për serbët që ishin afër Deçanit, dyshimet për helimin e ujit

16.Jul.2021 08:59
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për serbët që janë parë në Deçan, e që media në Kosovë kanë ngritur dyshime se mund të jenë ata që kanë helmuar ujin.

Vuçiqi ka folur për këtë çështje të enjten dhe ka treguar se ka njohuri për lëvizjen e serbëve të kapur nga kamerat e sigurisë.

Ai madje tregoi edhe me çfarë veture kanë lëvizur dhe sa larg burimit të ujit ishin. 

“E kemi analizën e lëvizjes së veturës me targa të Novi-Sadit, nuk ishte as 500 metra afër burimit të ujit. Po presim të shohim se çfarë do të thonë”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në qytetin Borç, ku inauguroi një shtëpi shëndeti , përcjell b92.

Ditëve të fundit, mbi 1.500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë u paraqiten me simptoma të helmimit. Fillimisht pista kryesore ishte burimi i ujit, por pas analizave fillestare nga IKSHPK-ja, është thënë se uji nuk është burim i helmimit. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të mërkurën, se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella.

BE: Përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi varet nga aftësia e palëve për të gjetur kompromis
Vdes Ekrem Isufi, drejtori i parë shqiptar në Qendrën Sportive "RINIA" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration