Putin para 20 viteve: Dëshmitarë të përhapjes së ekstremizmit në Serbinë e Jugut  (video)
Lokale

Putin para 20 viteve: Dëshmitarë të përhapjes së ekstremizmit në Serbinë e Jugut (video)

18.Jun.2021 08:18
0

Ishte lajmi i botës të mërkurën, takimi i presidentit të Rusise me homologun amerikan Joe Biden në Gjenevë të Zvicrës. Por edhe para 20 vjetëve, Vladimir Putin po bënte lajm.

Kreu i Kremlinit para rrafsh 20 vjetëve më 17 qershor 2001, vizitoi Kosovën më saktësisht Aeroportin në Sllatinë. I dekoroi ushtarët rusë që tashmë kishin një vit qëndrim aty.

Sipas fjalimit të asaj dite, Putin që erdhi në Prishtinë nga Beogradi, do deklaronte se Kosova e rajoni kanë fort rëndësi gjeostrategjike për Federatën Ruse.

Provokimet nuk do t’i linte anash.

“Në muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të përhapjes së ekstremizmit nga Kosova në Serbinë e Jugut dhe Maqedoni. Po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të zbatuar idenë e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, një shtet që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët”, pati thënë Putin gjatë vizitës që e kishte më 2001 në Kosovë.

Transkripta e plotë e këtij fjalimi ndodhet në presidencën ruse. Në fakt ushtria ruse kishte depërtuar në tokën kosovare më 12 qershor 1999.

Kjo krye në vete pa pajtimin e komandës së NATO-s, që do udhëhiqte ndërhyrjen ushtarake pas kapitullimit të Serbisë dhe tërheqjes së saj nga Kosova.

Portin ajror rusët për aq vite sa qëndruan e bënë fortifikatë të tyre. Për t’i dhënë fund këtij okupimi rus gjenerali i NATO-s amerikani Wesley Clark i dha urdhër komandantit të Forcave paqeruajtëse britanikut Mike Jackson për ndërhyrje.

Por Jackson, nuk ndërhyri duke thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ruajtur paqen dhe se ballafaqimi me Rusinë do e niste Luftën e Tretë Botërore.

Ushtria e Rusisë u tërhoq nga Kosova përfundimisht më 2 Korrik 2003 me një ceremoni të ofruar nga KFOR-i.

Gërvalla në SEECP: Kosova është realitet që duhet të pranohet nga të gjithë për të pasur stabilitet dhe prosperitet në rajon
Gashi: Kishte plan për ndarjen e Mitrovicës më 1999 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration