Presidenti amerikan Biden propozon ish të dërguarin special në Kosovë, Christopher Hill, për ambasador në Serbi
Rajoni dhe Politika

Presidenti amerikan Biden propozon ish të dërguarin special në Kosovë, Christopher Hill, për ambasador në Serbi

15.Oct.2021 07:36
0

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar qëllimin e tij për t'i nominuar disa individë në poste dipkomatike nëpër botë, por edhe nëpër poste tjera të rëndësishme në administratën e tij.

Në mesin e tyre është edhe i nominuari për ambadador në Serbi.

"Christopher R. Hill, i Emëruar për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Serbisë", thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, raporton Zeri.info.

Ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, mund të tërhiqet para skadimit të mandatit të tij, si pjesë e ndryshimit të grupit të diplomatëve amerikanë në krye të Ballkanit.

Hill konsiderohet si një negociator i ashpër dhe i vështirë, dhe këtë status e konfirmoi gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën.

 

Ai ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në vitet 1998-1999, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.

Hill ka qenë aktiv gjatë tërë kohës si dhe është marrëme çështjen e Kosovës dhe zgjidhjen përfundimtare të konfliktit me Serbinë. /

Zëdhënësi i BE-së e konsideron “specifik” veriun e Kosovës: Situata në atë pjesë është jostabile
Vdesin 3 persona nga Kovid 19 në Vrajë, Bujanoci regjistron 16 raste pozitive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration