Palmer në Beograd: Interesi i SHBA-së është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor
Rajoni dhe Politika

Palmer në Beograd: Interesi i SHBA-së është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor

03.Jun.2021 16:22
0

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit dhe i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, tha se një nga interesat me prioritet të SHBA-së është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor.

Ai vlerësoi rolin e Serbisë në iniciativat rajonale, të cilat do të rrisin ndjeshëm cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në rajon, por gjithashtu edhe do të përmirësojnë dhe forcojnë më tej lidhjet ekonomike rajonale, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Palmer nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet nën kujdesin e BE-së dhe rolin e të Dërguarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi kthimin e Beogradit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç në bisedimet me Prishtinën.

Brnabiç theksoi se "dialogu me institucionet e përkohshme në Prishtinë është në fokusin e qeverisë", por sipas saj është e nevojshme të zbatohen gjërat për të cilat ishin rënë dakord më parë brenda dialogut, kryesisht asociacioni i komunave serbe.

"Beogradi do të vazhdojë të mbështesë arritjen e një kompromisi të qëndrueshëm në dialogun me Prishtinën, duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të vendit tonë", theksoi Brnabiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo gjithashtu deklaroi se një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë është përmirësimi i të gjitha fushave të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe më intensive me SHBA-në.

"Interesi ynë është të intensifikojmë dialogun politik dhe vizitat në nivelin më të lartë dhe shpresoj se këtë vit do të kemi mundësinë të shënojmë 140-vjetorin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike", theksoi Brnabiç.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu situatën e përgjithshme rajonale dhe ranë dakord se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të të gjithë rajonit.

Gjithashtu u theksua se fokusi i aktiviteteve të SHBA-së në Serbi do të jetë në investimet në infrastrukturë dhe investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Palmer theksoi nevojën për të siguruar që mjedisi mediatik të lejojë që të dëgjohen mendime të ndryshme.

Nëse Serbia e kërkon Asociacionin, edhe Kosova duhet ta kërkon Asociacionin për Luginën
Ambasadori i Turqisë viziton Bujanocin, dhuron kamion turk me kilometrazh 00 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration