Mbahet konferenca për rolin e grave kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor
Rajoni dhe Politika

Mbahet konferenca për rolin e grave kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor

15.Oct.2021 08:39
0

Në Tiranë është mbajtur konferenca rajonale me temë “Roli i grave kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”, e cila ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve, të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendet e rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të konferencës njëditore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shqipëri dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Shqipërisë (Qendra CVE), ishin diskutimet për rolin e grave kundër ekstremizmit të dhunshëm, bashkëpunimin mes institucioneve dhe bashkëpunimin me organizata të ndryshme kundër këtij fenomeni.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, në fjalën e tij në hapje të konferencës tha OSBE-ja e trajton një çështje të sigurisë nga pikëpamje të ndryshme.

Ai theksoi se duhet të pranohet roli i grave në luftën aktive të suksesshme që zhvillohet kundër ekstremizmit të dhunshëm, përmes punës së tyre në organizata.

"Konferenca e sotme është një platformë e shkëlqyer për specialistët, akademikët, hartuesit e politikave për të vlerësuar në mënyrë të plotë rolin e grave mbi ekstremizmin e dhunshëm në rrethanat konkrete të Ballkanit Perëndimor", tha ambasadori i OSBE-së.

Ai shtoi se nga kjo konferencë do dalin sugjerime konkrete dhe praktike në lidhje me mënyrën se si të hartohen politika të efektshme dhe të duhura në luftën kundër radikalizmit, sipas tij për parandalimin, ndjekjen penale dhe rehabilitimin, bazuar në analiza dhe të dhëna që marrin parasysh karakteristikat gjinore.

Drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi, në fjalën e saj tha se përpjekjet e deritanishme në funksion të fuqizimit të grave për të parandaluar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm janë premtuese.

"Që prej krijimit të qendrës CVE në këto katër vite ne kemi punuar fort me ngritjen e rrjeteve të ndryshme për parandalimin e këtyre fenomeneve, një prej të cilëve është edhe rrjeti i grave, një platformë e hapur vullnetare që mbështetet në mënyrë të qëndrueshme edhe nga organizatat e shoqërisë civile që bashkëpunojmë me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm", u shpreh Dervishi.

Ajo tha se platforma synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e kapaciteteve të grave që janë viktima të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Sulm terrorist në Norvegji, arrestohet i dyshuari?
Një vaksinë universale kundër të gjithë koronaviruseve?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration