Gjukanoviç: Pasi humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës për “Serbinë e Madhe”
Rajoni dhe Politika

Gjukanoviç: Pasi humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës për “Serbinë e Madhe”

18.Sep.2021 07:54
0

“Nacionalizmi i madh serb dëshiron të përfitojë nga rirregullimi gjeopolitik, pavarësisht faktit se Ballkanit tashmë kjo i ka kushtuar 150,000 jetë njerëzish”. Kështu ka deklaruar presidenti malazez Milo Gjukanoviç në një intervistë për televizionin RTL.

Duke folur për destabilizimin e rajonit vitin e kaluar, ai vuri në dukje se ishte një përpjekje për të rinovuar politikat e vjetra, retrograde të ndërtimit të shteteve të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe se ideja u nis si një alternativë për krijimin e shteteve të mëdha, etnikisht dhe fetarisht homogjene.

“Pastaj ajo ide u shemb dhe gati 150,000 njerëz e paguan me jetën e tyre. Tani, ndoshta të inkurajuar nga ndryshimet gjeopolitike, ideologët e atyre nacionalizmave të mëdhenj shtetorë po përpiqen ta rinovojnë atë ide dhe Mali i Zi është sulmuar, sepse ne e dimë se nuk ka ‘Serbi të Madhe’ pa Malin e Zi në përbërjen e tij”, tha Gjukanoviç, raporton televizioni publik i Malit të Zi.

 

Ai theksoi se nuk ka dyshim se udhëheqja shtetërore e Serbisë, e kryesuar nga Aleksandar Vuçiç, qëndron pas kësaj.

“Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës dhe një pjesë e pashmangshme në mënyrë që të mbajë gjallë idenë e Serbisë së madhe”, beson Gjukanoviçi.

Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe është një instrument për realizimin e nacionalizmit serbomadh.“Në vitet 1990, kishte më shumë nga këto instrumente-JNA, policia jugosllave, shërbimi jugosllav i sigurisë, zakonet dhe ligjet – ndërsa sot më nuk janë ato dhe vetëm Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar të jetë instrument i projektit shtetmadh, i cili manifestohet shumë qartë në problemet aktuale në Mal të Zi”, tha me tej Gjukanoviç.

 

I pyetur nëse mund të ketë konflikte serioze në Mal të Zi, Gjukanoviç tha se “nuk është e lehtë të merresh me Serbinë, veçanërisht nëse e dini se një forcë gjeopolitike siç është Rusia qëndron pas saj”.

Njihuni me shtetin më të vogël në botë
Erdogan e pret si “dost” Vuçiqin, flasin pak për Kosovën e më shumë për investimet turke në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration