
Bildti thotë se Serbia, me qëndrimin ndaj Rusisë, e diskualifikoi veten nga anëtarësimi në BE
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh udhëheqës i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka kritikuar qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë.
Në një postim në Twitter, duke iu referuar qëndrimit zyrtar serb për të mos i vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, ka thënë se një vend i tillë nuk e meriton të jetë anëtar i BE-së.
"Me këtë qëndrim, Serbia de facto e skualifikoi veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend që anëtarët e rinj të BE-së të mos ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore", ka shkruar Bildt në Twitter.