Basha: Vuçiq bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Rama sulmon Kosovën
Lokale

Basha: Vuçiq bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Rama sulmon Kosovën

17.Sep.2021 07:43
0

“Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica. Shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç janë për Vuçiqin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti. Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte teksa komentoi nismën “Ballkani i Hapur” dhe marrëdhëniet e kryeministrit Rama me Vuçiqin e Kurtin.

Basha u shpreh se pas çdo fotoje që Vuçiqi bën me Ramën maskohet ambicia e atij të parti për atë që ai e quan “bota serbe”.

“Çfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe që ka mbështetjen politike e financiare të BE-së, vendeve kryesore anëtare të Unionit e që mbledh së bashku të gjitha vendet e Ballkanit, dhe çfarë të detyron të investohesh kaq fort në një iniciativë paralele të krijuar në Novi Sad e si autoritetin më të lartë ka Vuçiqin? Përgjigjja është e thjeshtë. Juve nuk ju intereson aspak procesi dhe rezultati i bashkëpunimit rajonal, por vetëm kapardisja si udhëheqës rajonalë para popujve që i keni lënë në baltë prej korrupsionit dhe lidhjeve tuaja me krimin e organizuar”, deklaroi Basha në Kuvendin e Shqipërisë.

Më tej, ai tha se proceset e suksesshme janë gjithmonë të gjata e të vështira, “por autokratët e të korruptuarit kanë vetëm hallin e kohës së tyre politike, jo të njerëzve”.

 

“E udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion, por këtu qëndron problemi se nuk i vidhni dot dhe te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për t’i dhënë Kosovës vendin që i takon, si shtet i barabartë mes shteteve te rajonit, në çdo marrëveshje e dokument. Por, ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit, e cila mbahet mend veç për sulmet që t’i i bën lidershipit të Kosovës sa herë mblidheni për resmen e rastit dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit, siç ndodhi 2 ditë më parë”.

“Pas çdo resme që Vuçiqi bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan ‘bota serbe’, fshihet spastrimi etnik i luginës së Preshevës përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, siç ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile. E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet ndaj liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë”, u shpreh Basha. /a2news/

Protestuesit në Slloveni tentojnë të hynë në parlament, policia përdorë lotsjellës (video)
Tensione në Kuvendin e Preshevës: Shqiprim Arifi fyen, shkul mikrofonin dhe hedh ujë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration