Ambasadori rus në Athinë: Rusia nuk e njeh Qipron turke, siç nuk njeh Greqia Kosovën
Rajoni dhe Politika

Ambasadori rus në Athinë: Rusia nuk e njeh Qipron turke, siç nuk njeh Greqia Kosovën

04.Mar.2022 07:00
0

Ambasadori i Rusisë në Greqi ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Qipron turke, të cilën ai e quajti “të ashtuquajtur shtet”. Madje ai e bëri një paralele me qëndrimin grek karshi shtetit të Kosovës.

Duke folur për raportet me Greqinë, Maslovi tha se qëndrimi i Moskës vis-à-vis çështjes së Qipros mbetet i pandryshuar, dhe është “ende i bazuar në Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, raporton mediumi grek “ot.gr”.

I pyetur disa herë për këtë çështje, ai theksoi se “Rusia nuk e njeh të ashtuquajturën Republikë Turke të Qipros Veriore, ngjashëm siç nuk e njeh Greqia Kosovën”, transmeton Zeri.info.

Pyetja atij iu shtrua pasi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, javën e kaluar iu referua pjesës turke të Qipros me termin siç e do Turqia. 

Ditë më parë, nga profili zyrtar në Twitter i Ambasadës ruse në Athinë, u lëshuan disa postime të cilat u konsideruan nga opinioni grek si “shumë jodiplomatike”.

 

Në këtë profil pati postime “kërcënuese” dhe me gjuhë të papërshtatshme kundër kritikëve lokalë në Greqi ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo erdhi pasi qeveria greke, nga ana e saj, e dënoi pushtimin rus të Ukrainës, pushtim ky i udhëhequr nga Putini, që po vazhdon tash e shtatë ditë dhe që ka lënë të vdekur edhe shumë civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Ndër të tjera, ambasadori rus në Greqi tha se forcat ruse nuk janë prapa vrasjes së 10 grekëve në fshatin Sartana të zonës së Mariupolit, për çka ai ishte ftuar në Ministrinë e Jashtme greke dhe i është dorëzuar një demarsh zyrtar nga Athina.

Ai madje tha se “neo-nazistët ukrainas” goditën atë zonë specifike me raketahedhës.

Lista "Alternativa Demokratike Shqiptare": Përfunduam nënshkrimet, Shqiprim Arifi kandidat për deputet
Zjarr në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration