Ambasadori i Turqisë viziton Bujanocin, dhuron kamion turk me kilometrazh 00 (video)
Lokale

Ambasadori i Turqisë viziton Bujanocin, dhuron kamion turk me kilometrazh 00 (video)

03.Jun.2021 17:07
0

Ambasadori i Turqisë në Beograd,Hami Aksoy ka vizituar komunën e Bujanocit dhe ka ka takuar kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

Gjatë këtij takimi është biseduar për planet e investimeve që mund të bëjë ambasada e Turqisë në Beograd së bashku edhe me organizatën TIKA.

Arifi ka potencuar se komuna e Bujanocit ka pasur gjithmonë raporte të mira me ambasadën Turke si dhe me organizatën TIKA dhe i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë në Beograd.

Pas takimit përfaqësuesit e ambasadës së bashku me kryetarin Arifi vizituan edhe bashkësinë lokale Bilaç, ku nga banorët e kësaj bashkësie lokale i'u bë një pritje madhështore ambasadorit Turk në Beograd, Hami Aksoy.

Ambasadori u shpreh shumë faleminderues për pritjen madhështore që i'a kishin bërë banorët e Bilaçit.

Gjithashtu në takimin me banorët e fshatit z.Aksoy u njoftua se ka pasur një kërkesë drejtuar ministrisë së shëndetsisë së Turqisë për ndërtimin e një spitali për Luginën e Preshevës, ku ambasadori i'u premtoi se do ta shqyrtojë këtë kërkesë pasi janë vetëm dy muaj që Aksoy është zgjedhur ambasadori ri  i Turqisë në Beograd.

Pas takimit me banorët e fshatit ambasadori i'a dhuroi kryetarit të komunës së Bujanocit çelësat e kamionit për mbledhjen e mbeturinave që i'a kishte bërë dhuratë, i cili ishte kamion modern, prodhim turk me kilometrazh 00.

Gjithashtu organizata TIKA për banorët e këtij fshati kishte dhuruar edhe disa sera për kultivimin e perimeve që t'i ndihmojnë sado pak në ekonomi banorët e këtij fshati./rtvaldi/

Palmer në Beograd: Interesi i SHBA-së është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor
Tahiri: Pa luftë, nuk merren Presheva, Medvegja e Bujanoci (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration