Zyrtari rus: “Për 10 sekonda e rrafshojmë Finlandën”
Rajoni dhe Politika

Zyrtari rus: “Për 10 sekonda e rrafshojmë Finlandën”

14.May.2022 17:28
0

Një zyrtar i lartë rus ka kërcënuar se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda. Kreu i Komitetit të Mbrojtjes, Aleksey Zhuravlyov, i bëri këto deklarata disa ditë pasi Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Nëse Finlanda dëshiron që të bashkohet me këtë bllok (NATO), atëherë ne do ta vëmë në pikëpyetje ekzistencën e këtij shteti. Është krejtësisht e logjikshme. Nëse SHBA kërcënon shtetin tonë, ne kemi Sarmat-in (raketën Satan-2). Finlanda po thotë që është me SHBA-në. Le të futet në radhë atëherë. Finlandezët duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetin që kanë, për faktin që Finlanda ekziston si shtet”, tha Zhuravlyov.

 

Kur u pyet nëse Rusia do të vendoste armë bërthamore në kufi me Finlandën, ai u përgjigj: “Përse duhet? Nuk kemi nevojë. Mund ta hedhim raketën nga Siberia dhe mund të arrijë deri në Angli, për 200 sekonda shkon. Në Finlandë shkon për 10 sekonda”.

 

Më tej, zyrtari rus nënvizoi se është Amerika ajo që po e nxit Finlandën: “Finlandezët marrin nga ne 90% të gazit dhe shumë gjëra të tjera. Kujt i duhet lufta? Finlandezët nuk kanë frikë se mos i sulmon Rusia. Amerika po i nxit, ashtu siç nxiti Ukrainën, ashtu siç po mundohen të bëjnë me Poloninë dhe Rumaninë. Dhe faktet tregojnë që Amerika po i arrin qëllimet e saj”./a2cnn.

Në Rahovicë të Preshevës shënohet 21 vjetori i Dëshmorëve të Kombit të UÇPMB-ës (video)
Pse nuk funksionon ende fabrika e vaksinave Sinofarm në Serbi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration