WhatsApp ka zgjedhur një mënyrë unike për informuar përdoruesit rreth COVID-19
Shkencë dhe teknologji

WhatsApp ka zgjedhur një mënyrë unike për informuar përdoruesit rreth COVID-19

23.Mar.2020 00:31
0

Në përpjekje për të ndihmuar përdoruesit të marrin informacione të sakta rreth koronavirusit, WhatsApp dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë lançuar një chatbot i cili i përgjigjet çdo pyetjeje rreth pandemisë.

Kur përdoruesit i shkruajnë “hi” chatbotit shërbimi i përgjigjet me një seri informacionesh të fundit dhe disa emoji.

Jo vetëm që lufton keqinformimin rreth pandemisë por gjithashtu ndihmon autoritetet dhe institucionet qeveritare të marrin statistikat dhe raportet e fundit rreth situatës.

Ditën e djeshme WhatsApp zbuloi një hub për kontrollimin e fakteve të koronavirusit në bashkëpunim me WHO, UNICEF dhe Programimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Hub sjell lajmet e fundit dhe këshilla rreth COVID-19. Chaboti do të shkojë më tutje duke i lejuar përdoruesit të pyesin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndërsa WhatsApp është përdorur gjithnjë si shërbim komunikimi, gradualisht është shndërruar në një robot komunikimi me 2 miliardë përdorues në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Lidhuni me chabotin në këtë link: https://api.whatsapp.com/send?phone=41225017596&text=hi&source=&data=

Me keto fjalë Aleksandar Vuçiq i uroi mirëseardhjen ekipit kinez (video)
Dëgjoni si tingëllon kolla e njeriut të sëmurë me koronavirus (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration