Vuçiqi: Asociacioni me kompetenca ekzekutive ose faleminderit dhe takohemi një ditë
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi: Asociacioni me kompetenca ekzekutive ose faleminderit dhe takohemi një ditë

10.Nov.2021 16:53
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe një herë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe sipas tij, ai o do të formohet me kompetenca ekzekutive ose nuk do të bëhet fare.

Vuçiqi gjatë promovimit të një fabrike në Kaç, investim gjerman, ka ironizuar me deklaratën e para pak ditëve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Më së miri është që Asociacioni të ketë të drejtën të prodhojë qese për krem-banane. Eventualisht tri shkrepësa dhe dy lapsa për fundvit dhe kështu Vjosa Osmani të jetë e lumtur”, ka thënë në mënyrë ironike Vuçiqi. 

Kohëve të fundit është rritur presioni ndërkombëtar dhe kërkesa e Serbisë për themelim të Asociacionit.

Osmani, por edhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se nuk do të ketë Asociacion, pasi ai do të shndërronte Kosovën në një shtet jofunksional, duke marrë shembull edhe Bosnjën.

“Asociacioni o do të bëhet me kompetencat që jemi marrë vesh në Bruksel ose faleminderit, ne punën tonë, ju tuajën dhe do të takohemi një ditë”, ka thënë Vuçiqi, përcjell “Kossev”.

Shumë prej pikave të Marrëveshjes së 2015-s për Asociacionin janë shpallur anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në Kosovë.

Sinani vizitë në Prishtinë: Bashkërendimit ndërinstitucional Luginës-Kosovë mundëson avancimin
Rutte nga Tirana: Ballkanit i duhet perspektiva e BE-së e jo e Rusisë dhe Kinës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration