Van Dijk: Liverpooli mund të fitojë gjithçka në këtë sezon
Sport

Van Dijk: Liverpooli mund të fitojë gjithçka në këtë sezon

11.Sep.2018 09:09
0

Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është shprehur se djemtë e Jurgen Kloppit do të synojnë të fitojnë të gjitha trofetë e mundur në këtë sezon.

“Ai që nuk beson këtë është më mirë të qëndrojë në shtëpi”, ka paralajmëruar 27-vjeçari bashkëlojtarët e tij tek Liverpooli, transmeton Klan Kosova.

“Të kuqtë” kanë rritur pritshmëritë për këtë edicion pas fitores që ata shënuan kundër Paris Saint-Germanit në ndeshjen hapëse të edicionit të sivjetmë të Champions Leagues.

Kjo ishte fitorja e tyre e gjashtë radhazi në të gjitha garat, për herë të parë që nga viti 1990, duke bërë kështu që Liverpooli të ketë fillimin më të mirë të edicionit në 30 vjet e fundit.

Në ndeshjen e radhës Van Dijk  do të luaj kundër ish ekipit të tij, Southampton nga i cili u transferua në janar për 84 milionë euro në “Anifield” dhe që nga ajo kohë është bërë lojtar kyç për klubin e tij të ri.

New York Times: Bisedimet për ndarjen etnike të Kosovës ringjallin fantazmat e vjetra ballkanike
DokuFest pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration