The Economist: Çka ndodhi me Ballkanin, kur qeveritë thoshin se gjendja me COVID-19 është nën kontroll
Rajoni dhe Politika

The Economist: Çka ndodhi me Ballkanin, kur qeveritë thoshin se gjendja me COVID-19 është nën kontroll

07.Aug.2020 07:21
0

Për disa muaj u duk sikur Ballkani po kalonte në një periudhë të mirë pandemike. Shkallët e infektimit dhe të vdekshmërisë ishin të ulëta. Në mars, teksa COVID-19 nisi përhapjen e shpejtë nëpër Evropë, shumica e vendeve të Ballkanit u mbyllën shpejt dhe ashpër. Në maj, kryeministri i Malit të Zi u krenua se vendi i tij ishte i pari në kontinent i lirë nga koronavirusi. Por deri në fund të korrikut, Mali i Zi pati shkallën e dytë më të lartë të infeksioneve në Evropë. Tani, tetë nga dhjetë vendet evropiane me shkallën më të shpejtë të infektimeve janë në Ballkan. Nëse do të ishte ndonjëherë e vërtetë që veprimi i hershëm i vendosur kishte funksionuar, ai avantazh humbi me rihapjet e shpejta. Apo ndoshta shifrat e para ishin gabim, duke iu falënderuar matjeve të dobëta apo fshehjes së rasteve; ndoshta gjendja nuk ishte asnjëherë aq e mirë sa paraqitej.

Deri në fillim të qershorit, sipas statistikave të Serbisë, vetëm 244 persona kishin vdekur nga sëmundja. Më pastaj, një raport investigativ tha se shifrat e vërteta ishin 632. presidenti dhe qeveria, që në atë kohë po merreshin me fushatën zgjedhore, mohuan se i fshehin shifrat e vërteta. Por Gorica Gjokiq, lidere e unionit të mjekëve të Serbisë, tha se shifrat më të larta përkonin me ato që unioni i kishte pranuar nga kolegët përgjatë vendit.

Sot, thotë Gjokiqi, dhe nën presionin e 2,870 mjekëve të zemëruar që kishin nënshkruar një letër proteste, autoritetet duket se po i publikojnë shifrat më të sakta. Ajo thotë se një nga arsyet për shifra të ulëta të të infektuarve në muajt e parë ka qenë edhe fakti se bëheshin pak testime. Sot ka më shumë. Por edhe mjekët serbë, të cilët, sikurse ajo, punojnë në spitale covid ende nuk po testohen. Ajo mendon se autoritetet frikësohen se sistemi shëndetësor do të kolapsonte nëse të gjithë mjekët me virus do të merrnin nga dy javë pushim.

 

Sikurse në pjesën më të madhe të Evropës, mesazhet zyrtare kanë qenë konfuze. Në Ballkan, ky konfuzion është bashkuar me nivelet e ulëta të besimit në qeveri. Shumë njerëz mendojnë se qeveria po gënjen madje edhe për ekzistencën e virusit, thotë Brikena Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, një ‘think-tank’; dhe se po i paguan familjet për të deklaruar se të afërmit e tyre kanë vdekur nga COVID-19 është pjesë e një skeme për të fituar ndihma nga jashtë.

Në muajit mars, presidenti i Kosovës, atë kohë i përfshirë në një mosmarrëveshje politike me kryeministrin e atëhershëm dhe qeverinë e tij, u tha qytetarëve se mund t’i injorojnë udhëzimet e tij për të qëndruar në shtëpi. Më 2 gusht, kryeministri njoftoi se ka dalë pozitiv në virusin. Të pakontrolluar, familjarët enden brenda e jashtë spitalit për të blerë ushtrime dhe barna për të afërmit e tyre të infektuar. Me mijëra qytetarë tani po vërshojnë Shqipërinë, ku po i mbushin plazhet në skena të ngjashme me atë të bregdetit rumun të Detit të Zi; numri i të infektuarve edhe në Rumani po rritet shpejt.

 

E për Bosnjën, Adi Çerimagiq, analist, thotë se edhe pse spitalet ia kanë dalë goxha mirë, skandalet në prokurimin e ndërlidhur me COVID-19 kanë bërë shumë njerëz të besojnë se “derisa na mbyllën, ata bënë para nga kjo punë”. Në maj, “Silver Raspberry”, një firmë kjo me shumë lidhje për fruta dhe perime, fitoi një kontratë 5.8 milionë dollarëshe për furnizim me respiratorë. Në qershor, Novak Gjokoviq, tenisti i njohur serb, injoroi këshillat dhe zhvilloi një turne rajonal që e kishte organizuar. Ai përqafoi dhe bëri ndeja me miqtë e tij tenistë të Kroacisë e Bullgarisë, disa nga të cilët edhe u infektuan.

Pakica të shumta u besojnë teorive konspirative të COVID-it, të cilat shpesh promovohen nga njerëz të njohur, përfshirë një ish-ministër serb të shëndetësisë. Edhe klerikët kanë luajtur rol. Në Mal të Zi, infeksionet u rritën kur nisën pushimet, e edhe pas demonstratave të mëdha antiqeveritare të drejtuara nga Kisha Ortodokse. Përgjatë rajonit, pandemia ka përkuar me festa ortodokse, katolike e myslimane të cilat kanë tubuar familjet. Për më keq, thotë Çerimagiq, në këtë pjesë të varfër të Evropës, presioni për t’u rikthyer në punë është i lartë, dhe kjo rrit edhe më shumë shkallën e infeksioneve.

Këto janë masat shtesë të marra ndaj Covid-19 nga komuna e Bujanocit (lexo me kujdes)
Skender Hyseni: Brenda 12 muajsh do të ketë marrëveshje me njohje reciproke ose dështim të procesit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration