Terapia në kohën e duhur: Ilaçi i marrë në kohën e gabuar ndoshta nuk do të jetë efikas
Trupi dhe shëndeti

Terapia në kohën e duhur: Ilaçi i marrë në kohën e gabuar ndoshta nuk do të jetë efikas

11.Sep.2018 09:09
0

Thonë që çdo gjë në kohën e vet, ndonëse këtë nuk do të mundë ta mësoni nëse lexoni udhëzimet për përdorimin e ilaçeve.

Në shumicën e tyre shkruan sa pilula do të duhej të pini, por jo edhe kur duhet t’i pini, transmeton Telegrafi.

Kjo paraqet problem, sepse “simptomat e shërimit efikas oscilojnë varësisht nga orët e ditës”, thotë Michael Smolenski, profesor i inxhinieringut biomedicinal në Universitetin Texas në Austin.

Për shembull, pika në tru më së shpeshti ndodh në orët e mëngjesit, ndërkaq sulmet e astmës zakonisht natën.

“Nëse merrni ilaçe në kohë të gabuar, ndoshta nuk do të jenë efikase… ose do të mundë të ndodhë që të keni veprime të padëshirueshme dhe toksike”.

Njerëzit dhe kafshët kanë një sërë orësh të brendshme në tru, në organe, në inde dhe qeliza, të cilat janë të sinkronizuara në mënyrë natyrale me ciklin 24-orësh të Tokës të ndërrimit të dritës dhe errësirës.

Harmonizimi i kohës për marrje të ilaçeve me ato ritme cirkadike quhet kronoterapi dhe ajo fushë është për shumicën e huaj.

Biologu Jorgos Paskos i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë propozon zgjidhjen: “Më shumë testime klinike në mënyrë që të mësohet koha optimale e marrjes së ilaçeve”. 

Kovac: Benfica skuadër e jashtëzakonshme, duam të shkojmë larg në Ligën e Kampionëve
Ja pse këta tre telefona të ardhshëm Android mund ta tejkalojnë iPhone XS me hapa gjigand
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration