Telefoni më i shitur në botë
Shkencë dhe teknologji

Telefoni më i shitur në botë

10.Jun.2020 11:19
0

Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë.

Në fakt, telefoni i një miliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në vitin 2005! Kishte të integruar një dritë (flashlight), zile monofonike, mbulesa të ndryshme, taste te buta, ku s’mund të depërtonte pluhuri; kapacitet prej 50 mesazhesh, 50 vende për kontakte, 400 orë kohë deri në mbushjen e radhës, ndoshta më e rëndësishmja, ajo kishte Gjarprin (Snake), domethënë Snake II dhe Space Impact.

Ndonëse Nokiat 1100 u ndërprenë motit, në vitin 2009 nisën të shfaqeshin në shitje për sasi marramendësi parash – deri në 32 000 dollarë për copë! E shpjeguar thjeshtë dhe me pak fjalë, pikërisht këta lloj celularësh (me sa duket), përdoren nga hackers për të vjedhur llogari bankare të klientëve të ndryshëm.

La Republique Française (1880) / Peticioni i ‘Lidhjes Shqiptare të Gjirokastrës’ drejtuar fuqive të mëdha
7 ushqime për një fytyrë pa probleme dhe me shkëlqim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration