Takimi Thaçi-Vuçiq për zhvendosjen e dialogut nga Brukseli në Washington
Rajoni dhe Politika

Takimi Thaçi-Vuçiq për zhvendosjen e dialogut nga Brukseli në Washington

04.Mar.2020 07:56
0

Akordimi për ta zhvendosur nga Brukseli në Washington qendrën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka qenë synim i takimit të një dite më parë midis presidentëve të të dyja vendeve, i realizuar në Shtëpinë e Bardhë. Veç kësaj, edhe për t’i dhënë dinamikë procesit.

Një burim në Presidencë i ka thënë gazetës, të martën, se takimi nuk ka qenë i planifikuar dhe se presidentit Hashim Thaçi tek të shtunën i ishte kërkuar që të ulej në tryezë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan  koha.

“Nuk ka qenë as i paraparë e as i paracaktuar takimi. Presidenti Thaçi ka qenë në New York kur të shtunën e kanë thirrur për takim”, ka thënë ky burim. “Qëllimi i takimit ka qenë zhvendosja e dialogut nga Brukseli në Washington, si dhe shtytja e palëve për rinisje të procesit. Është kërkuar një dinamikë e re, e cila do të garantonte një marrëveshje të shpejtë”. 

Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, e ka ndërmjetësuar takimin mes presidentëve.

Sipas burimit të gazetës, diplomati amerikan ka prezantuar edhe një ofertë për palët, në rast se ato mbërrijnë një marrëveshje të shpejtë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,  për mbështetjen në dialogun Kosovë – Serbi.

Gjithashtu presidenti i vendit ka thënë se angazhimi i ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltari të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’brien, do të sjellë njohje reciproke të shteteve në përfundim të procesit.

“Faleminderit edhe njëherë presidentit Donald Trump për mbështetjen lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltarit të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka sjellë një dinamikë të re në proces dhe presim përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke të shteteve”, ka shkruar Thaci në Twitter.

 
 
 Presidenti Thaçi, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto zyrtare nga ky takim mes liderëve.

Thaçi dhe Vuqiç ishin pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien dhe i dërguari Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Dje, Këshilltari për Siguri Kombëtare, O’Brien dhe Richard Grenell kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë kanë një rëndësi të madhe për administratën e Trump”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për këtë takim.

 
Racizmi grek, flet shqiptari që po mbron emigrantët: S’i lënë të zbresin nga gomonia
Kosovë - Greqi luhet më 6 shtator në “Fadil Vokrri”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration