Spitali në të cilin Hitleri u shërua pas sulmit britanik gjatë Luftës së Parë Botërore
Atraktive

Spitali në të cilin Hitleri u shërua pas sulmit britanik gjatë Luftës së Parë Botërore

17.Jun.2019 08:30
0

Është vështirë ndonjëherë të mos pyesësh veten se si do të ishte sot bota sikur Spitali ushtarak Beelitz-Heilstatten në Berlin të mos ekzistonte kur gjatë Luftës së Parë Botërore pranoi një ditë si pacient Adolf Hitlerin e plagosur nga sulmet britanike me gaz. 

Sigurisht që Hitleri nuk ishte i vetmi. Ky spital trajtoi mijëra ushtarë gjermanë gjatë luftës, dhe vazhdoi ta bënte atë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u kujdes për ushtarët sovjetikë pas luftës deri në rënien e Murit të Berlinit në 1990, transmeton Ksp.

Spitali është ndërtuar në vitin 1898 si një sanatorium për pacientët neurologjikë, dhe për ata me tuberkuloz.

Pasi u mbyll përfundimisht në vitin 1995, spitali u braktis, por gjithçka tjetër mbeti në të - nga dhomat e operacionit në dhomat e izolimit që deri më tani janë shkatërruar plotësisht dhe duken të frikshme.

Conde Nast Traveler sapo e ka shpallur këtë spital vendin më të tmerrshëm në botë dhe fotografitë e provojnë atë.

Shoqëria civile nuk e pranon ulësen në ekipin negociator
PSG mendon shitjen e Neymarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration