Shuhet rapsodi Hashim Shala
Kulturë

Shuhet rapsodi Hashim Shala

11.Sep.2018 09:09
0

Rapsodi i njohur Hashim Shala, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar këngëtari Ismet Bojgujevci përmes Facebookut, duke shkruar “U prefsh në paqe bilbili i këngës folklorike”.

Në një biografi të publikuar për Shalën thuhej se “qysh si fëmijë dhe pastaj në rini i fjeti në zemër të kënduarit e melodisë popullore në solo si dhe së bashku me vëllezërit e tij Mustafën, Hysenin dhe Habibin”.

Shala njihet më së miri për duetet me mikun e tij Tahir Drenicën.

“Kënga dhe koloriti i zërit të tyre hyri ne çdo vatër, madje dhe te paharrueshme. Ky gjatë periudhës shumë vjeçare të shoqërimit të tij me këngën, duke marrë pjesë në shumë manifestime e festivale të vendit dhe jashtë, u kurorëzua me mirënjohje e shpërblime të niveleve më te larta, si ajo në Munich të Gjermanisë, Danimarkë, Bruksel, në New York e Çikago të Amerikës”, thuhej në biografinë e tij.

Shala kompozoi 169 këngë dhe publikoi disa albume muzikore. Ai botoi katër blej me këngë popullore.

Jeton dhe veproi në Prishtinë.

Gjermania skeptike në lidhje me korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi
Cila është gjuha më e folur në botë, anglishtja apo kinezishtja?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration