Shuhet ëndrra e Kosovës për Evropian, Maqedonia e Veriut kalon në finale
Sport

Shuhet ëndrra e Kosovës për Evropian, Maqedonia e Veriut kalon në finale

09.Oct.2020 07:38
0

Kosova ka qenë mjaftë e pafat, pasi është mposhtur me rezultat 2-1 përballë Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit të Ligës së Komeve

Pjesa e parë ka sjell tri gola, të cilat dy prej tyre i takuan maqedonasve që arritën të shënonin dy herë në portën e Aro Muricit.

 

Kosova e filloi mjaftë mirë takimin, duke fituar tri goditje nga këndi të njëpasnjëshme, mirëpo nuk arritëm t’i konkretizonim rastet.

Ishte minuta e 16-të kur Bejtullahi gjuajti në drejtim të portës tonë, mirëpo goditja u devijua nga Benjamin Kololli.

Por, lojtarët tanë arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Florent Hadërgjonajt në minutën e 29-të që shënoi një super gol.

Tanët nuk arritën që të mbanin edhe për shumë gjatë rezultatin e baraspeshuar, shkaku që Darko Velkovski (33’), pranoi një asistim nga Enis Bardhi, duke shënuar në portën e Muric.

 

Pjesa e dytë ishte disi më e ngadaltë në ritmin e lojës, me Maqedoninë e Veriut që më shumë tentonte të fitonte minuta nga lojtarët që qëndronin të shtrirë në fushë.

Trajneri Bernard Challandes bëri zëvendësim qysh në fillim të 45 minutave të dytë, duke inkuadruar në lojë Elbasan Rashanin në vend të Atdhe Nuhiut.

Përfaqësuesja jonë tentoi të dilte përpara me anë të kundërsulmeve, mirëpo që Arbër Zeneli dhe Bersant Celina nuk ishin të saktë në goditjet e tyre.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration