Shtegu i ri i ecjes Shqipëri – Kosovë – Maqedoni mahnit faqen e njohur
Trupi dhe shëndeti

Shtegu i ri i ecjes Shqipëri – Kosovë – Maqedoni mahnit faqen e njohur

11.Sep.2018 09:09
0

Për adhuruesit e ecjeve në natyrë dhe ngjitjeve maleve, një rrugë e re është duke fituar rëndësi në rajonin e Ballkanit. E quajtur “High Scardus Trail”, shtegu 495 kilometërsh mbulon trekëndëshin ndërkufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe mund të mbulohet i tëri për rreth 20 ditë.

Kështu nis shkrimin “LonelyPlanet” për shtegun që nis nga Maqedonia perëndimore, që kalon pranë liqenit të Ohrit, dhe çon drejt malit Korab me lartësi mbidetare prej 2764 metrash në kufirin Maqedoni-Shqipëri, për të përfunduar pranë liqenit të Prespës në Shqipërinë juglindore.

Ka disa rrugë lidhëse dhe pika ndalimi që çojnë në vendet e populluara, duke lejuar mundësi hikingu në distanca, kohë e vështirësi të ndryshme. Pjesa më e gjatë e shtegut është rreth 150 kilometra, ajo nga territori shqiptar që kalon përmes Korabit-Parkut Natyror Koritnik të njohur për arinjtë e murrmë, dhelprat e ujqit. Muajt më të mirë për ecje janë mes qershorit dhe shtatorit.

Një pjesë e këtij projekti është financuar nga qeveria gjermane dhe GIZ-i. “High Scardus Trail” synon të rrisë mundësitë e punësimit në këtë zonë kufitare të Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit të turizmit.

Me këtë shteg tani përmbushen të gjitha gjurmët e famshme të Ballkani, në një rrugë rrethore prej 192 kilometrash përmes maleve të Malit të Zi, Shqipërisë Veriore dhe Kosovës Lindore, si dhe shtegu i “Via Dinaricas”, 1930 që mbulon tetë shtete nga Sllovenia te Maqedonia dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit.

Ushtri pa buxhet
Australia, shteti me çmimet më të larta të cigareve në botë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration