Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Mynih, tre të lënduar (video)
Rajoni dhe Politika

Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Mynih, tre të lënduar (video)

01.Dec.2021 16:09
0

Tre persona janë plagosur pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu pranë një stacioni treni në Mynih.

Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke dhe trenat janë pezulluar.

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg dhe një i plagosur thuhet se është në gjendje të rëndë. 

Policia ka rrethuar zonën dhe thotë se nuk ka rrezik më të gjerë për publikun.

Zëdhënësi i policisë Peter Werthmann tha se për momentin nuk ka asnjë provë për vepra penale.

“Sipas gjetjeve fillestare, kemi tre persona të lënduar, zona e rrezikut është kryesisht e rrethuar dhe qarkullimi i trenave është bllokuar në itinerarin kryesore”, thuhet në njoftim.

Policia nuk e ka konfirmuar burimin e shpërthimit, por burimet thanë për Bild se ai ishte shkaktuar nga një bombë avioni e pashpërthyer më parë nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann tha se gjatë shpimit, u godit një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kërkohet aktualisht”, ka thënë ai.

KLIKO VIDEO

Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnir në futboll të vogël
Historia e pazakontë e Elen Sadler që fjeti për 9 vite me radhë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration