Shkon në 94 numri i të infektuarve në Kosovë
Rajoni dhe Politika

Shkon në 94 numri i të infektuarve në Kosovë

30.Mar.2020 00:23
0
 

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe së paku 150 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 710,918 njerëz të infektuar, 33,551 të vdekur dhe 148,900 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 124,665 raste me koronavirus, pas tyre vjen Italia me 92,472.
  • Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Itali: 10,023 .
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
23:24

Kurti: Koronavirusi po e teston shtetin, shoqërinë dhe gjithë njerëzimin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve duke u kërkuar respektimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ai tha se qëllimi i Qeverisë së Kosovës është që ta ndalë përhapjen e virusit, sepse, sipas tij, në këtë mënyrë do të ndihmohen punëtorët shëndetësor që të shpëtojnë jetë.

"Këto ditë do të hyjmë në muajin kur sipas ecurisë që ka pasur ky virus në vendet tjera do të mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi, pas këtij muaji nëse tregojmë diciplinën dhe kujdesin e duhur do të fillojmë ngadal të dalim nga kjo situatë me sa më pak dëme”, tha Kurti, duke shtuar se kjo është situata më serioze që nga lufta e fundit para dy dekadave.

 

 

 

Miq, jemi në përfundim të kësaj dite. Ju sjellim një përmbledhje të informacioneve lidhur me koronavirusin:

  •  Në Kosovë janë raportuar edhe tri raste të reja me koronavirus, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 94.
  • Më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga virusi.
  • Në Mbretërinë e Bashkuar, 209 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e vdekjeve në 1,228. Kryeministri, Boris Johnson, paralajmëroi se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen.
  • Në SHBA, zyrtari i lartë shëndetësor, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se situata atje mund të përkeqësohet dhe se 100,000 deri në 200,000 amerikanë mund të vdesin nga Covid-19.
  • Italia ka shënuar 765 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 10,779.
  • Spanja ka regjistruar 838 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara - rritja më e lartë ditore e vdekjeve deri më tani.
  • Ministri i Financave i landit gjerman të Hesses, Thomas Schäfer, është gjetur i vdekur, thotë policia. Bazuar në rrethanat, hetuesit supozojnë se politikani i Partisë Demokristiane (CDU) kishte bërë vetëvrasje, tha policia në një deklaratë. Në një video mesazh, kryeministri i landit Hesse, Volker Bouffier, thuhet se aludoi në sfidat që ministri Schäfer po përballej në trajtimin e efekteve ekonomike të krizës së koronavirusit.
  • Australia gjithashtu ka forcuar rregullat e saj, duke përfshirë kufizimin e tubimeve publike për vetëm dy persona, dhe mbylljen e të gjitha këndeve të lojërave, palestrave në natyrë dhe parqeve.
 
 
Pse distancimi shoqëror është kaq i rëndësishëm?
Italia “po i afrohet pikut” të shpërthimit të koronavirusit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration